Nesër, Kryesia e PS-së. Gjinushi pro Ramës: Bojkot Parlamentit
TIRANË- Partia Socialiste mbledh nesër kryesinë dhe një ditë pas kësaj Grupin Parlamentar. Në qendër të diskutimit do të jetë vendimi i socialistëve për pjesëmarrje apo bojkot të parlamentit të ri, dalë nga zgjedhjet që PS-ja i ka kontestuar duke e quajtur rezultatin e tyre të papranueshëm.
Ndërkohë që sot, kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi ka zhvilluar një takim kokë më kokë në selinë rozë me Kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste Edi Rama. Sipas tij, në zgjedhjet e 28 qershorit, janë shkelur në mënyrë flagrante standardet demokratike, prandaj dhe si rrjedhim Kuvendi i Shqipërisë është ilegjitm.
"Mbështes Partisë Socialiste dhe kreun e saj Rama, për bojkot të parlamentit dhe për futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme,pasi është e vetmja mënyrë që vendit t'i kthehet normaliteti"- tha Gjinushi pas takimit.
Sipas Gjinushit, bojkoti i parlamentit është vetën hapi i parë që mund të bëhet, pasi demokracia është cenuar rëndë, me qeveri dhe kuvend ilegjitm, më pas do të ndërmerren hapa për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Takimi kokë më kokë midis Kryetarit në detyrë të PS-së Edi Rama dhe Kreut të PSD-së Skënder Gjinushi, u bë një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe Kreut të LSI-së Ilir Meta për bashkëqeverisje të vendit.