"Ora e Debatit", nesër hap sezonin e ri, i ftuar Ilir Meta

Emisioni "Ora e Debatit" pas një sezoni të suksesshëm do të nisë emisionin e parë në këtë sezon të ri nesër në orën 21:00 në televizionin "Ora News". I ftuari i parë në sezonin e ri të emisionit "Ora e Debatit" do të jetë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Zv kryeministri dhe Ministri i jashtëm Ilir Meta. Meta përballë gazetarit Alfred Peza do të tregojë për prapaskenat e qeverisë së re dhe pse pranoi ofertën e Berishës. Ai gjithashtu do të tregojë për takimet me Berishën lidhur me qeverinë e re dhe për dy muajt e negociatave me kryeministrin Berisha. Përballë gazetarit Alfred Peza kreu i LSI-së Meta do të tregoj se përse refuzoi ofertat e Edi Ramës, për raportet e LSI-së me PS-në dhe të majtën, për çarjen e LSI-së dhe pse dolën kundër 5 anëtarët e kryesisë . Gjithashtu Meta do të tregoj në emisionin "Ora e Debatit" për zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste, për krizën e PS-së dhe i të majtës shqiptare, për sfidat e LSI-së në 4 vitet e ardhshme dhe do ti përgjigjet akuzave të kreut socialist Rama. Teleshikuesit mund ta ndjekin drejtpërsëdrejti emisionin "Ora e Debatit" nesër në orën 21:00 të mbrëmjes në "Ora News" ku do të fillojë edhe sezoni i ri i emisionit.