Biberaj: Opozita të bashkëpunojë, të mos i kthehet modelit të vjetër
Zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, i ka kërkuar opozitës të vazhdojë bashkëpunimin në reformat për të marrë ftesën e NATO-s. "Reformat nuk i shërbejnë vetëm një mazhorance dhe qeverisë, por i shërbejnë të gjithë spektrit politik, ndaj mesazhi për opozitën është që të jetë pjesë e reformave, siç ka qenë realisht gjatë këtij viti, pasi sinjalet e bashkëpunimit që ka dhënë opozita kanë pasur patjetër impakt pozitiv, lidhur me marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO", tha ai. Sipas tij, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, do të ketë obligime për Shqipërinë, e cila duhet të vazhdojë në rrugën e reformave dhe bashkëpunimi me opozitën do të jetë një element i rëndësishëm në këtë drejtim.
Biberaj i ka bërë thirrje opozitës duke u fokusuar te reforma për kodin elektoral, sistemin e drejtësisë si dhe në reforma të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. "Nuk mund të kuptoj një qëndrim të tillë të një opozite që nuk ofron bashkëpunim për reformat, që realisht janë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mendoj se opozita, pavarësisht se mund të ketë pasur disa reagime emotive, do të jetë pjesë e reformave, pasi dihet se reformat i shërbejnë të gjithëve, sidomos reforma të tilla siç janë ajo në sistemin e drejtësisë dhe reforma elektorale, që i shërbejnë vendit për dekada të tëra", tha Biberaj. Sipas tij "në rast se opozita nuk bashkëpunon me mazhorancën, do të thotë se ajo do t‘i kthehet modelit të vjetër të të bërit opozitë, model që nuk është në interes të askujt". "Kjo nuk i shërben askujt, aq më tepër që po bëhemi gati për zgjedhjet e vitit 2009, të cilat patjetër duhet të jenë të lira e të ndershme, në mënyrë që të prodhojnë stabilitet politik dhe një mazhorancë të qëndrueshme", tha Biberaj. Në këtë drejtim, ai konfirmoi angazhimin e mazhorancës për të siguruar një infrastrukturë zgjedhore të përshtatshme dhe konkretisht angazhimin për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.