E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër votohet në Prizren e Lipjan

Të dielën më 31 janar qytetarët e Prizërenit dhe Lipjanit do të votojnë për herë të tretë për të zgjedhur kreun e tyre komunal me oferta që vijnë nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në Prizren garojnë kandidati i PDK-së, Ramadan Muja dhe ai i LDK-së, Hanefi Muharremi të cilët edhe gjatë fushatës së fundit pesëditore përsëritën premtimet e dhëna muaj më parë.

“Do të fitojmë përsëri sepse vetëm atëherë i japim vlera të kuptimit
qytetit tonë të përfaqësuar në konceptin qeverisës për katër vitet e
ardhshme”- tha Muja, ndërsa kryetari i partisë së tij, Hashim Thaçi, në
përmbyllje të kësaj fushatë u shpreh se “fitorja e Mujës do të jetë
shumë bindëse, prandaj ai është në Prizren që të urojë fitoren e tretë
rradhazi”.

Ndërkohë, kandidati i LKD-së për kryetar të Prizrenit, Hanefi Muharremi
tha se koalicioni “Lidhja për Prizërenin” ka një platformë të qartë ku
do të sundojë ligji dhe lufta kundër korrupsionit. Për t’i shprehur
mbështetjen Muharremit ishin nënkryetari i LDK-së, Eqerem Kryesiu dhe
kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Edhe në Lipjan, kandidatit e Partisë Demokratike të Kosovës iu konfirmua
mbështetja e kreut të partisë Hashim Thaçi. “E di që ka ndodhur
padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Lipjanit duke iu imponuar
përkundër vullnetit tuaj të shprehur edhe një rivotim për të dielën
sepse Shukri Buja fitoi herën e parë, herën e dytë dhe Shukri Buja
sëbashku me aleatët politikë dhe koalicionin me qytetarët e Lipjanit do
të shënojë fitoren e tretë rradhazi edhe të dielën” tha Thaçi i
shoqëruar me aleatët e AKR-së dhe LDD-së.

Ndërsa rivali i tij nga LDK-ja, Imri Ahmeti, duke bërë thirrje për një
proces të rregullt tha se ai dhe partia e tij do ta pranojnë rezultatin e
së dielës.

Agim Popoci

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›