E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon i bindur për një vend në LK

Gianluigi Buffon ka deklaruar se trajneri i ri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, do ta ndihmojë skuadrën që të sigurojë rezultate pozitive për një vend në Ligën e Kampionëve.
"Përshtypjet e para janë shumë pozitive në kuptimin që ka gjetur një mënyrë për të provuar zgjidhjen e vështirësive me të cilat përballemi gjatë ndeshjeve".
"Mendoj se mund të ringjitemi në tabelë me punën e tij të mirë, por ne e dimë se ai nuk ka një shkop magjik".
"Qëllimi ynë është që të zëmë një vend që çon drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve. Që do të thotë se vendi i dytë ose i tretë është qëllimi ynë", ka përfunduar portieri italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›