Koreja e Veriut, në listën e terrorit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë të kthejnë emrin e Koresë së Veriut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, si reagim ndaj testit nuklear të kryer muajin e shkuar nga vendi komunist. Qëndrimi u bë i ditur nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, në një intervistë të dhënë dje. "Do ta shqyrtojmë me kujdes këtë rast. Një proces është në zhvillim e sipër. Po shqyrtojmë provat më të fundit për mbështetjen që i jep ky shtet terrorizmit ndërkombëtar", tha numri një i diplomacisë amerikane në një intervistë të dhënë në programin "Këtë javë me Xhorxh Stefanopulos", të rrjetit televiziv amerikan ABC. Pyetjes nëse gjendeshin prova të mbështetjes që i bënte Koreja e Veriut terrorizimit ndërkombëtar, Klinton iu përgjigj: "Tani kemi nisur të merremi me këtë gjë. Nuk kam përgjigje për ju tani për tani".
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e hoqën Korenë e Veriut nga lista e zezë e terrorizmit në tetorin e shkuar, në përpjekje për të ringjallur bisedimet e ngrira mes gjashtë shteteve mbi denuklearizimin. Shteti komunist u hoq nga lista pasi pranoi të lejonte inspektimin e industrisë së saj nukleare. Por u dënua me forcë nga komuniteti ndërkombëtar pas testit nuklear të 25 majit. "Kuptohet që u hoq nga lista për një qëllim dhe që ai qëllim u hodh poshtë përmes veprimeve të tyre", nënvizoi sekretarja e Shtetit. Për Korenë e Veriut, heqja nga lista e zezë do të thoshte kushte më të mira financiare në kuadrin ndërkombëtar, si dhe heqja e disa sanksioneve tregtare - përfitime që do të kthehen automatikisht mbrapsht, megjithëse një pjesë e mirë e tyre gjendeshin që prej testit të mëparshëm të vitit 2006.
Mbështetje nga Rusia e Kina
Klinton vërejti gjatë intervistës se priste një rezolutë të ashpër ndaj Koresë së Veriut nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të mbështetur edhe nga Rusia e Kina, të cilat më parë i kishin kundërshtuar masat kaq të ashpra ndaj shtetit komunist. "Besoj se do kemi sanksione shtesë nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara - embargo për armët, ashtu si dhe masa të tjera kundër Koresë së Veriut të ndërmarra e mbështetjen e fortë të Kinës e Rusisë", tha Klinton, duke treguar se Shtetet e Bashkuara po kërkonin të ndërprisnin flukset e parave që hyjnë dhe dalin në këtë vend. "Në rast se nuk ndërmarrim masa domethënëse kundër Koresë së Veriut menjëherë, do të bëhemi dëshmitarë të një gare armatimi në Azinë Veriore. Besoj se askujt nuk do t‘i pëlqente diçka e tillë. Kështu që tani, bashkë me shtetet e tjera, po kalkulojmë rreziqet që do kemi përpara nëse nuk veprojmë me vendosmëri që tani".
Ringjallja e tensioneve mbi programin nuklear të Koresë së Veriut përkon me gjyqin ndaj dy reporterëve amerikane që po zhvillohet kohët e fundit në Korenë e Veriut. Analistët thonë se dy gazetaret që punojnë për një televizion të themeluar nga ish-zëvendëspresidenti amerikan Al Gor, po përkeqësojnë edhe më tej mosmarrëveshjet mes SHBA dhe Koresë së Veriut. Klinton i bëri thirrje Koresë të lirojë dy gratë, duke vërejtur se problemi i tyre ishte humanitar dhe duhej veçuar nga dosja nukleare: "Mendojmë se akuzat ndaj dy raporteve nuk kanë absolutisht asnjë bazë ligjore. Shpresojmë që gjyqi të zhvillohet shpejt, çështja të zgjidhet dhe ato të kthehen në shtëpi". Sekretarja e Shtetit amerikan gjeti me vend të vërente se ajo vetë po ndiqte shumë nga afër të gjitha të dhënat që kishin të bënin me sinjalet sipas të cilave lideri komunist, Kim Jong Il, ka vendosur t‘ia besojë më të voglit ndër bijtë e tij kreun e shtetit.