Mos e kërkoni diku tjetër, "Coco" jam unë
Karl Lagerfeld, mendja kreative e Chanel, tregon pasionin, maninë dhe antipatinë e tij për psikanalizën. "E quaj veten autofashist: kush pranon mendimin tim, më ndjek, në të kundërt i drejtohem ndokujt tjetër"
Pas syzeve të zeza, nuk i shpëton asgjë, madje as jaka e fustanit që ka veshur modelja Tatiana Patiz. Një shkëmbim batutash me Peter Philliphs, grimerin e shtëpisë, një përshëndetje e ngrohtë me gazetaret franceze dhe një buzëqeshje dashamirësie për punonjësin e ri, fotografin Xiang Sun, i vetmi i autorizuar për ta fotografuar kudo që ai shkon. Mendjes kreative të Chanel, që është edhe stilisti më i paguar në botë, më elektrizuesi dhe kozmopoliti, i pëlqen të jetë në qendër të skenës, i rrethuar nga asistentët, këshilltarët, por edhe ndonjë mik. "Me disa prej tyre kam mbi 20 vjet që punoj", thotë Karl. Për Lagerfeld, mosha është një tabu dhe koha që kalon një goditje. Për të mos folur më pas për ditëlindjen e tij, që dyshohet të ketë ardhur në jetë mes viteve ‘30∑‘40. Por pak rëndësi ka ky fakt, ajo që vlen të përmendet është krijimtaria e mendjes së tij, interesat e shumëfishtë: është një fotograf, redaktor dhe një koleksionist i shfrenuar. Akoma më i rëndësishëm është kurioziteti ngacmues për botën.
Pak ditë më parë ka prezantuar koleksionin e radhës "Chanel". Ambienti i hotelit ku u organizua sfliata e radhës u transformua i gjithi ("ishte i tmerrshëm", deklaroi Lagerfeld) dhe u krijua një pasarelë e gjatë 150 metra.
Ky është himni i radhës sensual i modës. Nuk ju duket anakronik?
Aspak. Moda është lumturi dhe lumturia nuk është kurrë anakroni. Luksi është një fjalë që nuk më pëlqen. Është bosh, pa kuptim, shumë i zakonshëm. Luksi im është kërkimi i perfeksionit, ose nëse dua të jem konkret, mund të them se luksi është një industri që duhet "ushqyer" vazhdimisht për t‘u mbajtur gjallë.
Po të lundrosh në jaht privat, nuk është luks? Çdo të thotë kjo për ju?
I urrej aeroportet e populluara nga njerëzit, sepse këta të fundit të shtyjnë aq shumë saqë janë gati "të të hipin sipër". Ai që më dëshiron, e di se për të më pasur duhet të më vërë në dispozicion një jaht privat. Është një gjest dashurie karshi meje. Veç të tjerash, unë kur udhëtoj marr me vete 20 valixhe, nuk mund t′ia dal me një avion linje.
Ju urdhëroni, të tjerët binden. Nuk bëni kurrë kompromise?
Nuk më pëlqejnë. Unë e adhuroj punën time. E klasifikoj veten te njerëzit punëtorë, sepse punoj pa u lodhur. Por nuk pajtohem me mendimin se duhet të varem nga marketingu, tendencat dhe analistët e modës. E cilësoj veten autofashist: kush pranon mendimin tim, më ndjek, ose në të kundërt i drejtohem ndokujt tjetër.
"Coco", qëllimi juaj është të kuroni plagët e dashurisë, pra "rrënimin" e Venecias…
Rrënimi është burim i kreativitetit që nuk mund të jetë kurrë dekadent.
Kur e keni vizituar për herë të parë Venecian?
Rreth 100 vjet më parë, por nuk mendoj se është e rëndësishme të vizitosh qytetet. Më e rëndësishme është të fantazosh mbi to. Për mua Venecia është një kaleidoskop vizionesh, interpretimesh dhe filmash që mund t‘i japësh një mendim bashkëkohor përmes rileximit të së shkuarës.
Mendoni se ky veprim i rileximit qëndron edhe në bazën e filmave dhe librave për "Coco"∑n që janë publikuar së fundmi?
Nuk e di, mendoj se është një "mbidozë" filmash dhe biografish, sepse "Chanel" është pjesë e trashëgimisë; është një personazh popullor. Për të tjerat nuk më pëlqen të shprehem, sidomos për ato që nuk jam i autorizuar.
Talenti juaj ju ka dhënë shumë pushtet, madje jo rastësisht ju kanë dhënë titullin "Kaiser". Çdo të thotë kjo për ju dhe çfarë aspektesh ka?
Pushteti që vjen nga merita nuk mund të sjellë aspekte negative. Në çdo rast zgjedhja ime e parë është pozitive. Qëllimi im i vetëm është të ruhem, për këtë arsye përpiqem ta mbaj larg negativitetin. Por i admiroj njerëzit që janë të aftë "të shkatërrojnë" veten.
Pse i admironi?
Sepse kanë shumë guxim. Ndryshe nga ata, unë kam vetëm forcën e vullnetit.
Për këtë arsye keni arritur të mbani një dietë të fortë dhe të bëni shumë gjëra pa u lodhur kurrë?
Po, më kanë ndihmuar forca e vullnetit (duhet ta ruaj veten), jeta e shëndetshme, pa alkool, duhan dhe shtatë orët e gjumit.
E frekuentoni jetën e natës?
Shumë rrallë, nëse ndokush më fton në ndonjë darkë, shkoj. Restoranti i vetëm që frekuentoj në Paris, nuk është shumë i populluar.
Ju posedoni një librari, "7L" në rrugën "Lille", ku ka banuar psikanalisti Jacques Lacan. Kjo është një koincidencë?
Le të themi se nuk është një rastësi, ose që rastësia më ka çuar pikërisht aty. I admiroj mendimet e Lacan, por nuk besoj te psikanaliza, sepse nëse je i sinqertë me veten nuk ke nevojë për askënd. Por shumë njerëz kanë nevojë për psikanalizën që të ndihen më interesantë. Rainer Maria Rilke thoshte se psikanaliza e vret kreativitetin, është më mirë të mos i kërkosh ndihmë. Edhe nëna ime thoshte që nëse je i ndershëm me veten, atëherë nuk bën shumë pyetje.
Ju e mbështesni Presidentin Nicolas Sarkozy?
Unë nuk jam francez, kështu që nuk votoj. Madje nuk kam votuar kurrë, as kur jetoja në Gjermani.