Netanjahu Irani te kercenohet ushtarakisht

Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu tha se sanksionet ndërkombëtare dhe përpjekjet e tjera diplomatike janë treguar të padobishme në bindjen e Iranit për të hapur programin e tij bërthamor për inspektim. “Ne duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se të gjitha sanksionet dhe diplomacia e deritanishme nuk e kanë zmbrapsur aspak Iranin nga programi bërthamor. Dhe, kjo është arsyeja pse unë besoj se ne kemi nevojë për një kërcënim të fortë dhe të besueshëm ushtarak, së bashku me sanksionet, që të ketë shans për ta ndryshuar këtë situatë”, tha Natanjahu. Komentet Natanjahu i bëri gjatë një takimi me kandidatin republikan për president të SHBA-së, Mit Romni, i cili u shpreh se do të mbështesë një sulm izraelit parandalues ushtarak në Iran. Ai tha se i merr me seriozitet shqetësimet e Natanajahut. Këto komente bëhen gjithashtu në kohën, kur gazeta izraelite “Haaretz” ka botuar një raport duke pretenduar se këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Barak Obama e ka informuar tashmë Natanjahun për një plan amerikan për të sulmuar Iranin, nëse përpjekjet diplomatike dështojnë. Izraeli dyshon se Iranin po synon të sulmojë me raketa shtetin hebre.