Lojrat Olimpike skualifikohet Kelmendi

Ishte një garim me ditë dhe me hije, ndërsa ëndrra nuk u arrit të realizohej as këtë herë. Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi një ndeshje dhe humbi një tjetër, duke e mbyllur konkurrimin e saj në Londër 2012 duke arritur në 16 më të mirat.
Sportistja nga Kosova fitoi ndeshjen e parë duke thyer finlandezen Sundberg, ndërsa u mund në të dytën ndaj Kristinë Legentil të Mauritiusit, një takim i fortë nga fillimi deri në fund.
Shqiptarja nga Kosova nuk pati asnjë problem ndaj Sundbergut duke u kualifikuar për në 16 më të mirat e Olimpiadës, duke kryesuar gjatë gjithë ndeshjes duke e mbyllur atë 5 sekonda para kohës së rregullt, në 4 minuta e 55 sekonda.
Kelmendi fitoi me dy Uazari, që bëjnë një Ipon, ndërsa rivalja e saj mori vetë, një Juko.
Në ndeshjen e dytë, sërish Majlinda mori një Uazari, ndaj 2 të Legentilit, ndërsa me penallti ishin barazim 1-1.
Majlinda garoi në peshën deri 52 kg dhe ishte një nga shpresat më të mëdha të Shqipërisë për të fituar më në fund një medalje olimpike.
Shpresa tjetër kuqezi për medalje është peshëngritësja Romela Begaj e cila do të garojë nesër në peshën deri 58 kg. Në Olimpiadën e Pekinit, 4 vjet më parë, Begaj zuri vendin e 6-të, duke qenë e dyta sportiste më e mirë shqiptare në historinë e Lojrave Olimpike.