E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt, i zhgënjyer

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 08:56

Dirk Kuyt ndihet i zhgënjyer me faktin se ka përfunduar shpesh këtë sezon në bankinë te Liverpooli. Sulmuesi holandez e ka filluar lojën nga minuta e parë vetëm në tri nga gjashtë ndeshjet e para në Premierligë këtë sezon, gjë që e ka zhgënjyer tej mase futbollistin e krahut.

“Jam i zhgënjyer që kam mbetur jashtë skuadrës. Që kur isha fëmijë, gjithmonë kam qenë i zhgënjyer kur nuk kam qenë pjesë e ekipit, ngase jam mësuar të jem i përfshirë gjithnjë dhe ta jap kontributin tim. Por, kjo gjë po ashtu më bën më të vendosur. Më nevojitet ta tregoj veten, të ushtroj fort dhe kur të më jepet rasti, mendoj se do të kem paraqitje të nivelit të lartë”, deklaroi 31 vjeçari për tabloidin ‘Guardian’.

Kuyt ndihet mirë që klubi angazhoi disa lojtarë gjatë verës, që sipas tij, e përforcuan ekipin. Ai shton se ekipit i nevojiten më shumë se 11 lojtarë kualitativë dhe mendon se Reds tashmë e posedojnë këtë gjë.

“Kur pata ardhur këtu, kishte lojtar kualitativë. Më pas, në dy vitet e fundit, nuk kishim skuadër të madhe. Ne përfundimisht kemi kualitet më të lartë tash dhe trajneri ka shumë zgjedhje. Mendoj se me përforcimet që kemi bërë, kemi skuadër të madhe dhe kemi ambicie serioze”, vazhdoi Kuyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›