Perezi, kukull e Mourinhos

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon e ka ‘goditur rëndë’ presidentin aktual të klubit spanjoll, Florentino Perez. Ai beson se menaxheri Jorge Mendes dhe trajneri Jose Mourinho janë aktualisht të vetmit që ‘kolliten’ tek klubi spanjoll.
Calderon ishte president i Realit në periudhën 2006-2009, para se Perez të kthehej për herë të dytë në krye të madrilenëve. “Mendoj se klubi e ka një pronar, i cili quhet Jorge Mendes, i cili është përfaqësues i 6-7 lojtarëve të Real Madridit. Trajneri Mourinho është president i klubit”, akuzon Calderon për ‘EFE’.
“Deri tash, Florentino Perez nuk është asgjë më shumë sesa një kukull dhe kjo është absolutisht e pakapshme. Jam i befasuar kur e shoh atë duke aktruar si një kukull për ata dy njerëz dhe unë me të vërtetë nuk e kuptoj këtë”, shtoi Calderon.
Që kur ‘Special One’ arriti në Madrid në vitin 2010, lojtarët si Fabio Coentrao, Ricardo Carvalho e Angel di Maria, të cilët përfaqësohen nga Mendes, kanë lëvizur drejt kryeqytetit spanjoll, derisa Pepe e Cristiano Ronaldo e kanë po ashtu portugezin menaxher të tyre.