E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neuer nuk ndihet tradhtar

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 20:30

I akuzuar se po e tradhton Schalken për t’u transferuar në Bayern Munchen, portieri gjerman Manuel Neuer thotë se nuk e ka gënjyer kurrë askënd.

“Vetëm kam thënë se nuk do ta vazhdoj kontratën me Schalken, por nuk e kam tradhtuar askënd. Gjithmonë e kam dhënë maksimumin për këtë ekip”, tha 24 vjeçari për Sky.

Ndërkohë, presidenti i klubit bavarez ka konfirmuar se Neuer do të jetë portieri i ardhshëm i këtij ekipi. “Zyrtarizimi do të arrijë pasi Neuer të luajë në finale të Kupës së Gjermanisë me Schalken kundër Duisburgut”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›