Rekord i Nowitzkit, Dallas përpara

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 08:27
Një Dirk Nowitzki fantastik e udhëhoqi Dallasin drejt fitores së parë në finale të Konferencës Perëndimore ndaj Oklahoma Cityt. Gjermani ka bërë gjëra absolutisht të pabesueshme.
Ai realizoi 48 pikë nga vetëm 15 gjuajtje në lojën e rregullt. Ndërsa nga gjuajtjet e lira ishte i saktë në 24 nga 24 tentime, duke regjistruar një rekord të ri në NBA.
Ai nuk ishte hiç më i dobët as në mbrojtje, ku pati katër bllokada. Kundër një Nowitzki në formë të tillë, Kevin Durant i udhëtuesve, edhe pse realizoi 40 pikë, nuk mundi të bëjë asgjë më shumë.
Dallas – Oklahoma City 121-112 (1-0)
Dallas: Nowitzki 48
Oklahoma City: Durant 40