E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda duhet të triumfojë në Euro 2012

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 21:30

Robin van Persie beson se Holanda duhet ta konfirmojë se sa e fortë është dhe ta fitojë Kampionatin evropian vitin tjetër.

Ekipi i Bert van Marwijk do të mundohet ta harrojë finalen e Botërorit 2010, kur humbi nga Spanja, dhe ta fitojë një kompeticion për herë të parë që nga viti 1988.

“Mendoj që, me Spanjën, jemi ndër favoritët e Euro 2012. Na përket neve që ta vërtetojmë se jemi të fortë për ta bërë këtë”, tha sulmuesi i Arsenalit. Holanda i fitoi 6 ndeshjet e Grupit E në kualifikimet për Evropianin e Ukrainës dhe Polonisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›