E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosta Rika i bashkohet Copa Americas

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 08:28

Kosta Rika do të luajë në Copa America, e cila mbahet në muajin korrik.

Ekipi nga Amerika Qendrore e ka pranuar ftesën e CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës Jugore) për t’iu bashkuar këtij kompeticioni, pasi që Japonia – për herë të dytë – vendosi të tërhiqet nga pjesëmarrja në turneun që do të mbahet në Argjentinë.

Asociacioni i Futbollit të Japonisë e mori këtë vendim pasi që lojtarët e kampionatit japonez, J-League janë të papërgatitur pas tërmetit dhe cunamit që e goditi këtë vend në muajin mars, kur u ndërprenë të gjitha aktivitete sportive. Kosta Rika në anën tjetër ka konfirmuar se do ta sjellë një skuadër që dominohet nga lojtarët nën 23 vjeç, të udhëhequr nga pesë futbollistë seniorë.

E drejtuar nga Ricardo La Volpe, Kosta Rika do të luajë për herë të katërt në këtë eveniment, pasi kishte luajtur edhe në vitet 1997, 2001 e 2004. Më parë flitej për një pjesëmarrje të kampionit të botës dhe Evropës, Spanjës, në këtë turne, por në fund u vendos që një gjë të tillë ta bëjë Kosta Rika.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›