Neuer synon titullin në Bundesligë

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 16:17
Portieri i ri i Bayern Munichut, Manuel Neuer shpreson të fitojë titullin në Bundesligë në sezonin e tij të parë në klub.
Gjatë prezantimit të tij, 25-vjeçari i ardhur nga Schalke 04 për rreth 18 milionë euro synon të fitojë kurorën e kampionit të Gjermanisë në Allianz Arena, pas dominimit të Borussia Dortmundit, në sezonin e kaluar.
“Dua të arrij sa më shumë që mundem, por përqendrimi im kryesor do të jetë në ligë. Dua të fitoj titullin”, tha Neuer.