Nevoja per te qartesuar mendimet Majlinda Bregu
Shqiperia ka marre te merkuren mbeshtetjen e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian ne procesin e saj te pakthyeshem per integrimin ne Europe dhe heqjen e regjimit te vizave brenda vitit 2010. Ky eshte nje lajm qe ben histori sepse kemi pritur dekada te tera te ndodhe, nje lajm qe inkurajon qeverine shqiptare te vazhdoje t’i perkushtohet vlerave perendimore, forcimit te demokracise dhe shtetit ligjor.
Mirenjohja dhe falenderimet me te medha i takojne miqve te Shqiperise ne Bruksel dhe kudo qe na vleresuan me objektivitet dhe besuan ne seriozitetin tone ne permbushjen e detyrimeve qe na takojne per t’u bere pjese e Europes, familjes se ciles i perkasim.
Rezoluta eshte miratuar dje sikurse e keni ndjekur thuaje me unanimitet, 59 vota pro per Shqiperine nga 60 te mundshme, per te treguar se Europa eshte e bashkuar ne krah te atyre qe synojne integrimin europian te saj. Pa dashur te ndalem ne deklaratat, amendamentet dhe nenet perkatese, sepse tashme eshte bere publike, rezoluta ka mbeshtetur vendimin e Komisionit Europian te 27 Majit per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare dhe nxit fuqishem forcat politike te angazhohen ne nje dialog konstruktiv dhe te gjejne nje zgjidhje te gjeneruar vetem nga Kushtetuta shqiptare. Lidhur me kete pike, nuk mund te le pa perseritur detyrimet tona si qeveri per te qene ne nje gjatesi vale me standardet dhe kriteret e Kopenhagenit: Se pari, pergjegjesia jone si qeveri eshte te vazhdojme te mbetemi te perkushtuar ndaj integrimit te Shqiperise ne Europe, duke qartesuar pozicionin tone dhe te shumices se shqiptareve, qe e kane Europen ideal historik te tyre. Eshte kjo arsyeja qe qeveria e zotit Berisha arriti te binde Bashkimin Europian vite me pare te nenshkruaje Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, ta binde ate te pranoje kerkesen per aplikimin si vend kandidat per anetar te BE dhe tashme te binde ne unanimitet Komisionin e Jashtem te Parlamentit Evropian. Dje, pasdite eshte diskutuar edhe ne Komisionin per Rendin dhe Sigurine dhe shume shpejt, besoj brenda shtatorit, Parlamenti Europian do te votoje perfundimisht ne unanimitet te plote heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine. Por, sigurisht nga ana tjeter nuk mund te mos le pa permendur - mire eshte qe memorien te mos e kemi te shkurter dhe t’i japim gjithkujt hakun ne te drejten e vet - qe ne momentin kur Shqiperia behej gati per te nenshkruar procesin e Stabilizim Asocimit, marreveshjen me te rendesishme me BE-ne, Edi Rama e fishkelleu gjate kete proces. Sigurisht qe nuk ka lene lobim pa bere ne shesh kunder procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian apo per te percjelle kauzen e tij te humbur edhe tek miqte apo partneret tane perendimore. Eshte quajtur i parakohshem nga Edi Rama aplikimi i Shqiperise per BE, sikurse eshte shpresuar qe qytetaret shqiptare te mos mbajne mend ato qe ne themi ne kete salle sa here marrim fjalen.
E rendesishme eshte qe gjithkush te kuptoje se Shqiperia nuk eshte vetem e mazhorances dhe nuk mund te levize perpara vetem me pergjegjesine dhe reformat e qeverise. Ne nje shoqeri demokratike dhe perendimore sic synojme te jemi, opozita duhet te jete nje institucion i pazevendesueshem i demokracise dhe nje kolone kryesore ne ngrehinen demokratike te vendit.
***
Te merkuren ne Parlamentin Europian u tha qe shqiptaret do te levizin pa viza brenda vitit 2010. Ju thoni qe sirenat po bien per bllokim te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian apo thoni qe liberalizimi i vizave po terhiqet zvarre ?
Me ndjeni te nderuar kolege, nese kete e keni ngaqe nuk arrini te lexoni dhe percillni deklaratat e nderkombetareve, mund ta kuptojme dhe sigurisht te diskutojme edhe me pas me njeri tjetrin per te qartesuar mendimet. Ne qofte se e keni qendrim politik do t’ju kerkoja te mos benit te njejten loje te cilen e keni bere edhe dite me pare duke vene ne siklet socialistet europiane me kerkesen tuaj per shtyrje te rezolutes se Shqiperise. Ju siguroj se nuk ka asnje ndjesi rehatie per kedo qofte, as per nje perfaqesues te mazhorances apo edhe per perfaqesues te pergjegjshem te opozites, nese gjendet para partnereve tane europiane te cilet nuk arrijne te shpjegojne se perse opozita dhe Edi Rama kerkojne nga partneret socialiste europiane qe te shtyhet votimi per rezoluten. Por e rendesishme eshte qe ne Parlamentin Europian te gjithe kane zgjedhur interesat e Shqiperise dhe shqiptareve, para interesave te Edi Rames, nje njeri qe cdo dite e me shume po zhytet ne anormalitetin e tij politik, qe nuk ka as nje plan minimal te levizjes se tij, qe prej muajsh kercenon me greva, protesta e se fundi me bojkot te zgjedhjeve lokale dhe ju e mbani mend fare mire qe e kishim parashikuar nje gje te tille. Sigurisht qe nje njeri qe fyen mediat vetem sepse s’di as vete c’tu thote, nje njeri qe ngrihet e ngryset jo me me endrren, por me makthin per pushtet, duhet te kuptoje, te pakten tani se ai nuk ka asnje shans te vrase endrren shqiptare per integrim. Edhe pse jemi krenare per ate qe kemi arritur dje ne Parlamentin Europian, shpresoj qe edhe nese nuk jeni te gezuar ose nuk ndjeheni dot krenare ju te nderuar kolege te opozites, te vini sot atje ku jane te gjithe shqiptaret, me te qete dhe me krenare per ate qe do te arrijne brenda ketij viti. Ne nuk mund te mos jemi te shqetesuar per rrugen tuaj pa krye, ate energji te humbur qe udheheqesi apo lideri juaj i opozites po tenton te percoje cdo dite duke e percjelle opoziten ne qorrsokake. E rendesishme per te gjithe ne eshte qe shumica e shqiptareve, miqte tane kudo qe jane, Parlamenti Europian, Keshilli i Europes, Komisioni Europian, na bejne thirrje te ecim perpara drejt Perendimit. Ata pak zera qe duan te na kthejne mbrapa dhe te mbajne peng te ardhmen e ketij vendi, do te mbyllen ne kutite e zeza te aksidentit qe do t’i rrezoje perfundimisht nga politika.
*Fjala e Ministres Majlinda Bregu dje ne Kuvend, pas miratimit te rezolutes per heqjen e regjimit te vizave nga Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian