Nevoja për të vënë dorë, mbi pedagogët “që kanë dorë”
Andon Andoni
Ndodhia e prangosjes se dy pedagogëve, në Korçë dhe Vlorë ditën e provimeve, madje brenda auditorëve, sigurisht që është një nga ngjarjet e rënda për botën dhe jetën e universiteteve Një njollë e zezë për stafet akademike dhe profesoriateve jo vetëm të këtyre universiteteve, por dhe të mbarë vendit. Përballur me qëllimin fisnik të misionit të tyre, për të kulturuar rininë e një vendi, ajo ngjan me fabulën e priftit "bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë".
Por në radhët e këtij shkrimi nuk kam ndërmend të merrem gjatë me këtë fenomen sa të shëmtuar aq edhe diskreditues dhe të dënueshëm, por me një dukuri që rrallëkush e ka shkuar nëpër mend: Me shkakun e këtij fenomeni apo më saktë me procesin e provimit, madje me të gjithë sezonin e provimeve të shkollave të larta, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë penalizoi në të shkuarën disa pedagogë dhe vijon edhe sot të bëjë një gjë të tillë në universitetet e Korçës dhe Vlorës. Ruana o Zot mos ketë ndonjë tjetër ndërsa shkruajmë këto radhë.
E kujt nuk i ka ndodhur, si edhe autorit të këtij shkrimi, që të ndërhyjë tek ndonjë mik i veti, pedagog në universitet, për "të marrë një pesë vajza e kolegut, mbesa a nipi i shokut". Madje pa pirë as edhe një kafe me pedagogun, por thjesht përmes telefonit. Dhe nga ana tjetër e telefonit të ketë ardhur premtimi.
"e keni të mbaruar" që do të thotë se edhe sikur nipi a mbesa të mos ia shkrepë fare në provim, për hatër të telefonatës së mikut pedagogu do t'i verë pesë.
Kjo do të thotë, as më shumë dhe as më pak, por që pedagogu e ka në dorë të bëjë si të dojë. Të vendosë veton, pa pasur asnjë merak ligjor që t'i lidhë këmbët dhe as më shumë ndonjë penalitet moral. Vetë e ka në dorë sjelljen ndaj studentit dhe kësisoj ndaj gjithë procesit të provimit.
Nuk dua të sjell sentence shembujsh nga më qesharaket dhe me banalët e sjelljes së shumë prej pedagogëve në ditët e sezonin e provimeve. Mjaft të ngacmoj me to kujtesën e mijëra studentëve që përballen në auditorët e provimeve dhe do të më jepet plotësisht e drejta për të thënë se tek ne, pa përjashtim në të gjitha shkollat e arsimit të lartë nuk ka asnjë standard për realizimin e procesit të provimeve.
Pedagogu mund ta këmbejë pesën e vet me gjithfarë llojesh sjelljesh në raport me studentin.
"nuk keni shkruar asgjë, por meqë keni qenë shumë e urtë dhe e sjellshme në leksione do t'iu vë gjashtë!"
"Fletoren e ke mbushur plot dhe jo keq, por siç të kam deklaruar që në fillim të vitit lëndën time nuk ke për ta marrë kurrë. Dil përjashta katër"!
Të dy këto raste(mund të sjellim të tilla pafund) nuk janë sajesa të mendjes së gazetarit, por realitete që dhunojnë çdo ditë në sezon personalitetin e studentit shqiptar. Pse a nuk e përdorën të gjithë ata të penalizuar tashmë dhe madje nga ata që vuajnë dënimin prej vitesh, mundësinë e provimeve për të dhunuar…
Kjo që anoncuam më sipër ndodhte në sajë së të çarave dhe hapësirave apo më saktë lirive anarkiste, që i ofron pedagogut procesi i provimeve.
Duket se përbashkohen në këtë ditë për palët në proces, tundimi, tarafllëku, mitomania, shtirja, dhuna e forca, joshja, mashtrimi, nënshtrimi…
Dhe të gjitha në sajë të një metamorfoze, që shumë vite më parë u konsiderua si autonomi dhe mëvetësinë e universiteteve tona, por që në shumë raste, po kthehen në një anarki të rrezikshme për rininë studentore, botën akademike dhe mbarë shoqërinë. Në të mirë të kësaj sjelljeje, politika shqiptare "i pagëzoi" universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë publik me të drejtën për të qënë të pavarur që nga organizimi, drejtimi i tyre, fushat e studimit dhe diplomimit dhe deri tek rekrutimi i stafeve akademike, pranimi i studentëve e deri tek kontrolli mbi financat e krijuara dhe administrimin e atyre të akorduara nga buxheti i shtetit. Të gjitha sipas modeleve dhe të barasvlerësuara me simotrat e tyre në botë dhe Evropë.
Shumë mirë u bë. Madje nga gjithkush kjo reformë universitare u përshëndet në ato fillime, u mbështet nga politika dhe Parlamenti dhe vijoi të këtë përkrahjen e qeverisë dhe me hartimin e një ligji të plotë "Për Arsimin e Lartë" të para një viti.
Bota akademike e vërtetë dhe profesoriatet duket se u çliruan njëherë e mirë nga makthi decentralizues dhe kontrollues i shtetit dhe më keq akoma i politikës. Ishte një hap i domosdoshëm. Bukur.
Por edhe në ato vite u dëgjuan zëra skeptikë ndaj një autonomie të tillë kur ende nuk kishte rregulla loje funksionale në mbrojë të saj. Rreziku i keqpërdorjes së autonomisë tashmë të dhënë, në një anarki me dashje apo prej paaftësisë së profesoriateve, u mbulua me tezën se "kemi të bëjmë me një fushë elitare dijesh dhe për më tepër me produktin e saj, rininë studentore që sillte demokracinë në këtë vend dhe është promotori i zhvillimeve gjithkund në botë".
Në emër të autonomisë, pedagogë të rinj dhe të vjetër vërshuan të hartojnë lëndë dhe programe lëndore, afate studimi, struktura dhe vëllime të tyre, për shkollim me dhe pa shkëputje nga puna, lëndë të integruara sipas qasjes së universiteteve dhe shumë syresh bënë dhe vijojnë të bëjnë "eksperimente" duke shkarkuar bagazhin e dijeve dhe duke "krijuar" lëndë dhe kapituj si t'iu dojë kokrra e qejfit. Njëri e quan "Ali Hoxhë" dhe tjetri "Hoxhë Ali".
Mjafton që në tridhjetë javë mësimore ta fillojë dhe ta mbyllë atë çka ka menduar si lëndë mësimore, pas një firme të siguruar nga kolegu i tij shef Departamenti, Dekan a Rektor.
Tekstet e leksioneveë Ka boll fotokopjuese që janë ngritur në hyrjet e universiteteve dhe që punojnë papushim ditë e natë. Sidomos në sezone provimesh. Dhe gjersa po flasim për to do desha të rimarr temën e mësipërme.
Sigurisht që janë bërë piku më i pëlqyeshëm për një pjesë të konsiderueshme të botës së stafeve akademike dhe drithërues, stresantë dhe të pashpresë për studentët dhe familjet e tyre të varfëra.
Qarkullimi i zërave për para të paguara nën dorë nuk është i panjohur. Edhe presionet psikologjike dhe dhunimet seksuale nuk janë të panjohura.
E vërteta është se ky realitet nuk është i gjithë pranuar, porse, shumica e sjelljeve të tilla po i merr frymën autonomisë së vërtetë që duhet të gëzojnë bota e akademisë e universiteteve dhe e profesorave të nderuar që kanë dhënë dhe bëjnë çmos të lartësojnë figurën e universitetit shqiptar jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit.
Pikërisht kjo pleijadë njerëzish të përkushtuar që në shumicën e rasteve janë të vjetër në moshë dhe përtej pensionit, kanë filluar të shqetësohen duke kërkuar në të mirë të shëndoshjes së atmosferës së universiteteve që të vihet dorë. Këtë "të vihet dorë" e mora hua nga dy prej profesorave të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që e kanë filluar pedagogllëkun djem të rinj dhe tashmë kanë zbardhur flokët.
Rreziku se po na ambientalizojnë edhe ne "të palëkundurit"- thotë Nasho,- është tejet i frikshëm. Ajo që duhet të ndodhë me urgjencë është që shteti të verë dorë për të ndrequr procesin e provimeve. Ka shumë çështje ku duhet të ketë dorën e kontrollit dhe atë të "check in", por urgjente është kjo: Standardizimi i provimeve, dhe rregullimi ligjor i tërë procesit, që të mos thuash "Më do qejfi dhe do marrësh… katër"
Në letër, të gjitha universitete dhe fakultetet kanë rregulloret e studimeve universitare apo rregulloret e brendshme. Ku ka në to të shkruara të zezë mbi të bardhë edhe rregullat e procesit të provimeve, por që fare pak merren në konsideratën e përdoruesve të tyre, zot lënde! Ato janë thjesht rregullore që dergjen sirtarëve të dekanëve dhe shefave. Nëse komisionet do jenë prej dy vetësh, pedagog dhe asistent,(thuhet se në disa departamente pedagogu i lëndës mezi gjen ortakun e dytë për të firmosur procesverbalin pas përfundimit të provimeve) si dhe testet e tezat të miratuara nga dekani dhe me një test model zgjidhjeje si dhe funksionimi i plotë i procesit të sekretimit dhe hedhjes së notave prej sekretarisë, ndoshta pedagogu i Korçës dhe ai i Vlorës nuk do ishin sot pas hekurave të burgutë
E në radhë të parë kjo gjë "do shpëtonte" shumë nga personaliteti i bjerrur i pedagogëve anë e kënd vendit dhe që me të drejtë është bërë shqetësim parësor i pjesës së shëndoshë të stafeve akademike të vendit, që shprehen këto ditë më sentencën, të cilën e kemi vënë në titullin e shkrimit:
-Të vihet dorë mbi pedagogët që kanë "dorë"!
Le të forcohet regjimi i provimeve dhe të krijohet një model si me Maturën Shtetërore!
Ende tani që shkruajmë të regëtijnë në mendje modele dhe mundësi për këtë lloj unifikimi të vlerësimit të tyre si brenda një universiteti, por dhe midis tyre.
Nëpër universitetet tona i dinë më mirë se kushdo tjetër rrugët dhe mundësitë e një reforme të tillë fillimisht në fushën e vlerësimit të dijeve të studentëve. Pse nuk kanë dashur ta implementojnëë Kjo është një çështje që ngre debat. Por siguroj lexuesin se standarde të tilla kaq "liberale" deri në anarki ku vendos veton profesori përballë gjithkujt nga studentët, me dhunë verbale, psikologjike dhe gjithfarëlloj nuk ndodh në asnjë vend të qytetëruar.
Rezultati i dijeve të një studenti nuk mund të matet në një auditor ku profesori sillet si xhelat duke grisur fletoren e studentes, me të vetmen arsye që pesha specifike e rezultatit të jetë tejet e madhe në favorin e tij. Të jetë kontrollues dhe pse jo edhe gjobëvënës siç edhe ka ndodhur dhe po ndodh edhe në këtë stinë të nxehtë.
Zërat se shteti duhet të vejë dorë sa s'është tepër vonë, po vijnë gjithnjë e më shumë nga vetë profesoriatet dhe qeveria studentore. Ajo është dhe duhet të ndjehet shumë me e përfshirë në këtë proces. është në të mirën e palëve që të vendoset një "check in" i jashtëm për dijet e tyre. Që vetë më të nderuarit profesorë të mos skuqen prej sjelljes së batakçinjve, që në emër "të erudicionit, dijes, të frëngjishtes dhe anglishtes skolastike" të vijojnë të dhunojnë dhe përçudnojnë një brez të tërë të rinjsh që duan të përballen me botën e demokratizuar dhe liberale, por jo anarkisë.
Nevoja për të vënë dorë shteti, është sot.