“Nevojë për projekte për zgjedhjet e këtij problemi”
24/07/2009 Kreu i qeverisë, Sali Berisha, mbledh grupin e punës për vaditjen
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së grupit të punës për vaditjen se ky është një problem jetik për vendin dhe se qeveria ka vendosur që këtë katërvjeçar të ketë një përqendrim mbi zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur sistemin më të mirë, më bashkëkohor dhe më efiçent të vaditjes. Në këtë mbledhjeje u diskutuan hapat e mëtejshëm dhe mënyrat më efiçente në hartimin e projekteve për të vendosur sistemin më të mirë dhe më bashkëkohor të vaditjes në vend. Kryeministri Berisha theksoi se për këtë çështje është i nevojshëm hartimi i menjëhershëm i një plani veprimi. Ai pohoi se nga ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë është punuar një projekt për vaditjen, por është me rëndësi që projekti të rishqyrtohet për të përcaktuar zgjidhjen më të mirë afatgjatë e bashkëkohore të këtij problemi. “Ne duhet të synojmë një sistem vaditjeje afatgjatë, tërësisht bashkëkohor, të përshtatur sipas rretheve, sipas kushteve dhe specifikave. Ky duhet të jetë qëllimi ynë kryesor. Çështja është që të kemi një projekt të qartë, i cili saktëson se cilën formë vaditjeje do të organizojmë në secilën prej zonave të vendit dhe pastaj të procedojmë”, - ka deklaruar shefi i ekzekutivit në mbledhjen e grupit të punës për vaditjen. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të propozohen dhe zbatohen sa më shumë projekte, të cilat mund të evitojnë ketë problem të madh. Kryeministri nënvizoi se është shumë e rëndësishme të vendoset një dialog me të gjitha autoritetet vendore për sa u përket projekteve në vaditje, duke u angazhuar me propozimet, ide dhe sugjerimet e tyre. Ai vlerësoi se partneriteti mes pushtetit qendror dhe atij vendor është me rëndësi të madhe dhe se për problemin e vaditjes duhet ndjekur e njëjta formë si për rrugët dhe ujësjellësit. Kështu, ai deklaroi se mjafton që pushteti vendor të paraqesë projektet dhe qeveria do të japë paratë e nevojshme për t’i realizuar ato, duke mundësuar një pjesëmarrje të gjerë të pushtetit vendor në projektet mbi vaditjen në zonat e tyre. Kryeministri theksoi se shumë shpejt do të organizohet një tryezë e gjerë me përfaqësuesit vendorë, ku të rrihen mendime mbi sistemin e vaditjes në vend. “Duhet të studiojmë të gjitha mundësitë dhe të jemi shumë agresivë në çështjen e vaditjes në vend. Projekti i vaditjes mund të jetë projekti më i kushtueshëm, por ne duhet të përqendrohemi plotësisht në këtë aspekt”, - deklaroi ai.
Projektet
Shefi i ekzekutivit ka deklaruar rëndësinë e zhvillimit dhe zbatimit të projekteve, të cilat do të vendosin sistemin më të mirë dhe më bashkëkohor të vaditjes në vend. Berisha ka thënë se vaditja përbën një problem që ai e konsideron shumë jetik për vendin dhe se qeveria ka vendosur që këtë katërvjeçar të ketë një përqendrim mbi zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur sistemin më të mirë, më bashkëkohor dhe efiçent të vaditjes. Ai theksoi se për këtë çështje është i nevojshëm hartimi i një plani veprimi. “Rritja e prodhimit bujqësor është një nga drejtimet më të rëndësishme për rritjen e prodhimit në tërësi në vend. Ky vend mund dhe duhet të ekzistojë si vend prodhues, sepse i ka të gjitha mundësitë për të prodhuar çdo gjë dhe një ndër to është bujqësia, krahas faktit që ky është një kusht përcaktues për të dalë nga varfëria dhe për ta luftuar atë”, - tha Kryeministri Berisha në këtë mbledhje.
Bashkëpunimi
Zhvillimi i projekteve për vaditjen duhet të kalojë përmes një bashkëpunimi dhe dialogu me të gjitha autoritetet vendore për sa u përket projekteve në vaditje, duke u angazhuar me propozimet, ide dhe sugjerimet e tyre. Berisha vlerësoi se partneriteti mes pushtetit qendror dhe atij vendor është me rëndësi të madhe dhe se për problemin e vaditjes duhet ndjekur e njëjta formë si për rrugët dhe ujësjellësit. Ai deklaroi se mjafton që pushteti vendor të paraqesë projektet dhe qeveria do të japë paratë e nevojshme për t’i realizuar ato, duke mundësuar një pjesëmarrje të gjerë të pushtetit vendor në projektet mbi vaditjen në zonat e tyre. Kryeministri theksoi se shumë shpejt do të organizohet një tryezë e gjerë me përfaqësuesit vendorë, ku të rrihen mendime mbi sistemin e vaditjes në vend. Berisha tha gjithashtu se duhet të studiohen të gjitha mundësitë dhe të jemi shumë këmbëngulës në çështjen e vaditjes në vend.