E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Të bashkohet e majta

24/07/2009  Ish-kreu i PSV 91 Petro Koçi ritheksoi dhe një herë domosdoshmërinë e bashkimit të së majtës. Sipas tij, shpresa dhe siguria e ardhjes së socialistëve në pushtet do të varet shumë nga fuqia për ndryshime në PS. “Partia duhet të shndërrohet me shpejtësi nga një makineri që synon thjesht pushtetin, në një mekanizëm institucional që ndërton demokraci, shtet e mirëqenie dhe që për shkak të këtyre qëllimeve të meritojë pushtetin. Ndryshimet nuk prodhohen vetëm nga një zëvendësim automatik lidershipi, por sidomos nga ndryshimi i sistemit statutor të funksionimit dhe natyrisht të programit politik e të kredibilitetit të qëndrimeve politike.

Socialistët duhet të gjejnë fuqinë e ribashkimit. Kjo nuk arrihet me pazare drejtuesish, por me platforma gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese”, - u shpreh Koçi. Sipas tij, një analizë gjakftohtë do ti shërbente fillimit të mbarë të punës dhe procesit të ringritjes së socialistëve në kuota fituese.

Ish-kreu i PSV 91 theksoi gjithashtu se kjo kërkon patjetër edhe forcën morale e qytetare për të pranuar përgjegjësitë e liderëve të së majtës. “Mendoj se secili duhet të kërkojë përgjegjësitë te vetja e jo ti gjejë automatikisht tek tjetri dhe hierarkia e përgjegjësive është e mirëpërcaktuar në strukturën organizative të çdo partie.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›