Nevojitet “apologji pa doreza” për Ramën!
HENRI CILI
Lidhur me vijimin e Edi Ramës në krye të PS-së pas humbjes në zgjedhje, ka mundësi dhe nevojë për një “apologji pa doreza” në vend “apologjisë me doreza”, që na propozon Ermal Hasijma dje te “Panorama” përmes shkrimit “Apologji me doreza e kokës së turkut”. Por me një kusht: Duhet që gjithçka të lëvizë, që Rama të qëndrojë. Duhet që Edi Rama i deri djeshëm të mohojë vetveten politike, që analistët që kërkonin pareshtuar ikjen e humbësit të zgjedhjeve, si mundësinë reale të rinovimit të jetës politike të ndërrojnë profesion. “Rama shihet sot përgjithësisht nga kritikët e tij brenda partisë si një cjap i dëbueshëm, të cilit, ndryshe nga rrëfenjat biblike, jo vetëm që do t’i ngarkojnë mbi kurriz mëkatet e gjithë partisë, por për më tepër do t’ia faturojnë si të tijat.” – thotë Hasimja në shkrimin e djeshëm, a thua se dikush tjetër paska drejtuar PS-në në vend të Ramës dhe ky i fundit po bëhet sot “kokë turku”, kur gjetkë qenka përgjegjësia!!!!! Vetë Rama nuk e pranon që dikush tjetër ka vendosur në vend të tij, ndaj nuk ka se ku të gjenden “kokat e turkut” në PS. Për këta ai ndryshoi statutin e Partisë, Kushtetutën, Kodin Zgjedhor etj, si një projekt që vërtet mblidhte pushtet por dhe që merrte përgjegjësitë.
“Në këtë situatë papërgjeshmërie politike, Rama, ka po aq të drejtë sa dhe akuzuesit e tij të mos e vrasë mendjen për parimet e statutit, të cilat mund të interpretohen sipas qejfit (p.sh: në mundësinë e rikandidimit)” – përfundon Hasimja. Për një rikandidim të Ramës ka nevojë për atë “apologji pa doreza”. Por kjo do të kërkonte premisa të tjera, të ndryshme nga ato që propozon Ermal Hasimja. Premisa të kundërta në fakt me këto ekzistueset, mbi të cilat është ngritur ekzistenca politike e Ramës. Nuk mund të jetojnë bashkë dhe “gjithë pushteti dhe përgjegjësitë për liderin”, që na ka propozuar Rama me politikën e tij, që ç’është e vërteta është absolutisht një emancipim i jetës tonë politike, dhe kjo që po ndodh tani: shpërndarje të përgjegjësisë dhe ralativizim të humbjes.
Precedentët që mund të na sjellë “precedenti Rama”
Nuk dihet si do të shkojnë punët në Partinë Socialiste por shpejt e shpejt mund të thuhet se Edi Rama nuk do të tërhiqet nga drejtimi i PS-së, në vijim të një rregulli statutor të kësaj partie, në vijim të precedentit Nano apo në vijim të asaj çfarë kishte premtuar vetë publikisht. Dhe ka të ngjarë, që nëse ndodh kështu, (ende nuk i dihet pasi ka disa javë përpara kongresit të 28 gushtit) Edi Rama të mbahet mend në politikën shqiptare për një gjë, për një precendent të ri që po krijon: “mos-largimi në rast humbjeje”. Por ky “precendenti Rama” ka rrezik të na krijojë disa precedentë të tjerë në jetën tonë politike.
Precedenti i parë që Rama krijon më moslargimin e tij është fakti që partitë e madha dhe të përgjegjshme politike shndërrohen në uzurpacione, të tipit ‘po e kapa kreun e partisë, nuk e lëshoj për asnjë arsye”, edhe pse kundër statutit, edhe kundër precedentit, edhe kundër vetë- premtimit, edhe kundër vetë mënyrës me anë të së cilës drejtove partinë deri në zgjedhje. Kjo i ngjan pak a shumë Hamasit, në Palestinë, organizata luftarake, e cila i kërkonte zgjedhjet e lira dhe me to erdhi në pushtet, pastaj kur erdhi puna për të bërë zgjedhjet e dyta të lira, Hamas i anuloi ato. E njëjta gjë me Ramën. Për Ramën e 2005, Nano që humbi duhej të largohej, e nuk kishte vend për “analiza e më the e të thashë”, pavarësisht nga sa përfaqësonte në parti lideri historik. Kurse tani, për Ramën e 2009, edhe pse ka humbur duhet të qëndrojë pasi “e do gjithë partia”.
Ky standard i dyfishtë e diskrediton politikën në sytë e qytetarëve, ku sidoqë të vijë puna, je sërish në krye. Kjo eliminon parimin e mbajtjes së përgjegjësisë, që është burimi primar i një sjelljeje politike korrekte dhe dobi- prurëse ndaj shoqërisë. Kjo e bllokon dialektikën e elitës politike, e bllokon qarkullimin e elitave dhe e privon shoqërinë nga alternativat dhe nga mundësitë e reja që stofi politik i shoqërisë prodhon si alternativë për zhvillimin e vendit. Asgjë e re s’mund të ndodhë pasi republika krijon disa pika të palëvizshme dhe pas kësaj çdo gjë tjetër ka prirjen të bëhet e palëvizshme. Pluralizmi zhvlerësohet apo vështirësohet në një masë të tillë sa kostoja e një ndryshimi, kosto e ideve të reja, kostoja e alternativave bëhet praktikisht e pamatë. Thjesht nuk ia vlen më.
Precedenti i dytë që krijon mos-largimi i Ramës apo rikandidimi i tij, që janë e njëjta gjë, është kundërvënia mes përgjegjshmërisë politike dhe përfaqësimit politik. “Më duan, qëndroj, përfaqësoj” – thotë pak a shumë Rama, si nëntekst i qëndrimit të tij të deri tanishëm. Në këto kushte ai e fton të majtën shqiptare në një fragmentim pa anë e pafund sepse sipas këtij parimi edhe Nano thotë “më duan disa të tjerë, përfaqësoj, kthehem”, nesër i lind e drejta Majkos, Blushit, Malajt apo Pëllumbit të ndërtojnë dhe ata “çetat e tyre socialiste” pasi dhe ata ka një masë të konsiderueshme që i duan ndër socialistë dhe shqiptarë. Kështu, praktikisht, falë kësaj kundërvënie mes përgjegjshmërisë së lidershipit të një force të madhe politike me përfaqësimin e fragmentuar, nuk bëhet i mundur një përfaqësim dinjitoz i alternativës opozitare. Për më tepër me shanse për pushtet.
Ndaj përtej një morali politik, shansin e të cilit Rama e humbi që në javët e para, kur nuk pranoi humbjen dhe nuk mbajti përgjegjësinë që kish marrë përsipër ndaj popullit opozitar, “precedenti Rama” zhvlerëson gjithaq të ardhmen. Kush do të ketë nesër të drejtën t’i kërkojë Sali Berishës të largohet nga politika kur kolegu i tij ri, adaptoi një sjellje tejet të vjetër. Askush. Pas kësaj Republika janë shket drejt një arbitrariteti dhe papërgjegjshmërie deri në kufinjtë e “republike monarkike të trashëgueshme”. Pas kësaj na mbetet që në pushtet të presim bijtë e bijat, atëherë kur jeta biologjike të këtë asgjësuar jetën e pafundme politike të liderëve tanë.