E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nevojitet një Selanik i dytë për Ballkanin”

 

Drejtori i FES për Shqipërinë, Michael Weichert, gjatë fjalimit të tij përshëndetës theksoi se: “Ky është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet e BE me Ballkanin Perëndimor dhe nevojitet një Selanik i dytë për të nxitur më shumë avancimin e procesit të zgjerimit”. Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, prezantoi punimin me titull “Presidenca Suedeze e BE-së dhe implikimet e saj në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor”. Aktualisht vendi ynë përballet me dy sfida themelore në rrugën drejt integrimit evropian: fillimi i shqyrtimit të aplikimit për anëtarësim në BE dhe përfitimi nga procesi i liberalizimit të vizave. Vlerësimi i zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit 2009, në përputhje me pjesën më të madhe të angazhimeve të OSBE-së, i hap rrugë shqyrtimit të aplikimit të Shqipërisë. Me shumë gjasa Këshilli i Ministrave të BE, brenda periudhës tetor – nëntor, në një nga mbledhjet e tij do t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e pyetësorit për Shqipërinë, çka do të shënojë edhe fillimin e shqyrtimit të aplikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›