Si në ushtri, stërvitje në orën 6:45 të mëngjesit

Disa ditë pas rikthimit në pankinën e Wolfsburgut, Felix Magath ka zbatuar regjimin e tij ushtarak, duke caktuar stërvitje të mëngjesit në orën 6:45, kanë njoftuar mediet gjermane të premten.
Edhe pse sipas hulumtimeve, stërvitjet e mëngjesit janë më të dobishme se ato të pasdites, futbollistët kanë vështirësi të zgjohen herët. Mirëpo, futbollistët e Wolfsburgut duhet të vijnë në stërvitje në orën 6:45.
Në fakt kjo është një risi që ka sjellë me vete Magath, trajner i cili me Wolfsburgun kishte fituar titullin në Bundesligë më 2009.
Magath beson se stërvitjet e mëngjesit mund t’i ndihmojnë skuadrës së tij në luftë për mbijetesë këtë edidicion, ndërsa me këtë janë pajtuar edhe futbollistët. “Duhet të dëgjojmë. Në fund të sezonit do të përfitojmë nga e gjithë kjo”, tha kapiteni Marcel Schafer. Pas 27 xhirosh, Wolfsburg gjendet në pozitën e parafundit në tabelë me 27 pikë, dy më pak se mbijetesa.