Neymar: Dua të bëhem si Romario

Realizuesi i dyfishtë i Brazilit në fitoren ndaj Skocisë, Neymar, ka deklaruar se dëshiron të bëhet pjesë e historisë së përfaqësueses së tij, ndërsa si emër frymëzues e ka përmendur legjendën Romario.
I pyetur nga Globoesporte.com pse ka veshur fanellën me numër 11-të, 19-vjeçari është përgjigjur: “Vërtet e dua këtë fanellë, sepse është bartur nga Romario”.
“Jam shumë i lumtur me dy golat, por i gjithë ekipi luajti mirë, jo vetëm unë. Që nga momenti që jam ftuar në skuadër, gjithmonë kam dashur të bëj histori, dhe faleminderit Zotit jam duke e bërë këtë”, ka thënë sulmuesi.
Neymar është i kërkuar nga disa skuadra evropiane, ndërsa i pyetur për këtë çështje ai ka thënë se është i lumtur te Santosi dhe nuk ka komentuar për ndonjë mundësi transferimi.