E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar refuzon Realin dhe Barcelonën

Sulmuesi i Santosit, Neymar ka refuzuar spekulimet rreth transferimit të tij te Barcelona ose Real Madridi.

Sensacioni i ri brazilian së fundmi vazhdoi kontratën e tij me Santosin deri më 2014 dhe ka insistuar se nuk planifikon të ndërrojë mjedis.

“Ëndërroj të luajë në Evropë por nuk e di se kur” tha ai për mediet braziliane. “Së paku tani nuk do të ndodhë asgjë. Reali ose Barcelona? Tani për tani jo, faleminderit. Dua të respektojë kontratën time me Santosin e më pas do të shohim”, përfundoi 19 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›