Ahmeti përforcon Prishtinën

Pas gjatë muajve të kaluar në Gjilan, Bashkim Ahmeti i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e këtij qyteti, Dritën. Ish futbollisti i Hysit karrierën do ta vazhdoj në kryeqytet, ku do t’i mbroj ngjyrat e liderit aktual të Superligës, Prishtinës.
“Gjatë ndeshjes kampionale mes Dritës e Hysit, i kisha rënë në sy trajnerit gjerman të Prishtinës, Wolfgang Jerat. Ai më kishte kërkuar në ekipin e tij, dhe kështu arrita marrëveshje dyvjeçare me Prishtinën, pasi edhe kontrata me Dritën veç më kishte skaduar. Gëzohem që do të luaj në vendin ku edhe i pata marr hapat a parë si futbollistë, e po ashtu që do të punoj me një trajner profesional, siç po dëshmohet Jerat”, ka deklaruar Ahmeti.