Kombouares ende i dhemb shkarkimi

Ai u zëvendësua nga trajneri i mirënjohur italian Carlo Ancelotti, i cili gjatë karrierës së tij me skuadra si Milan dhe Chelsea ka fituar tituj të rëndësishëm si Scudetto, Liga e Kampionëve dhe Premierliga. Por, Kombouare ka theksuar se nuk ndihet inferior ndaj tij.
“Nuk ndihem inferior ndaj Ancelottit. Do të ndihem i ofenduar deri në ditët e mia të fundit. Ndjenja ime e parë pas shkarkimit ishte dëshpërim i thellë”, tha Kombouare për të përditshmen franceze Le Parisien.
“Isha i përgatitur se do të më zëvendësonin me dikë që është më i aftë se unë, dikë që ka fituar diçka më tepër, por unë nuk ndihem inferior ndaj askujt”, përfundoi ai. PSG nën drejtimin e Kombouares, pavarësisht kritikave, ishte skuadër lidere në Ligue 1 me mbrojtjen më të mirë.