Sadiku nënshkruan me Helsingborgun

Kampionit të Suedisë, Helsingborgut, i është shtuar edhe një futbollist kosovar. Ai është mesfushori Loret Sadiku, i cili të premten edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me Helsingborgun, pjesë e të cilit është edhe mesfushori gjakovar Ardian Gashi.
20 vjeçari ishte pjesë e klubit nga liga e dytë suedeze Varnamo, ku shkëlqeu me paraqitjet e tij. Ai llogaritet si një talent me të ardhme të ndritur.