E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikat ndaj Cameronit nuk kanë të ndalur

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, është sulmuar nga shumë fronte për shkak të refuzimit për të bashkëpunuar me udhëheqësit e Bashkimit Evropian për ndryshimet e traktatit të BE-së, me qëllim të shtrëngimit të rregullave buxhetore.

Ministri i parë skocez, Aleks Salmond, e ka kritikuar kryeministrin me anë të një letre të hapur, të lëshuar nga agjencia britanike e lajmeve, Press Association.

Ai e ka akuzuar Cameronin se ka bërë një gabim të madh me këtë veprim, duke ndryshuar marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian. Këtë gjë, sipas Salmondit, kryeministri e ka bërë pa u konsultuar me partnerët e koalicionit, apo me qeveritë e Skocisë dhe Uellsit, të cilat do të ndikohen gjithashtu nga veprimet e kryeministrit.

Gjatë samiti të BE-së , që u mbajt të premten në Bruksel, Cameron kishte refuzuar që të pajtohej me ndryshimin e traktatit të BE-së, për shtrëngim më të rreptë të buxhetit për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›