E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga 1 maji përfaqësitë diplomatike lëshojnë pasaporta

PRISHTINË- Duke filluar nga 1 maji, në të gjitha ambasadat, përfaqësitë diplomatike dhe misionet konsullore të Kosovës, do të lëshohen dokumentat e udhëtimit për të gjithë qytetarët kosovarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat bëjnë me dije se vendimi është marrë disa ditë më parë nga qeveria e Kosovës, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë përgatitjet teknike për dhënien e pasaportave qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë që bëhet e ditur se për shpërndarjen e plotë të pasaportave për të gjithë qytetarët Ministra e Jashtme ka dërguar zyrtarë shtesë nëpër përfaqësitë diplomatike për të përgatitur stafin konsullor për të dhënë pasaportat për aplikuesit.

Mediat vendase bëjne me dije se me këtë vendim, shtetasit e Kosovës mund të pajisen me dokumente udhëtimi nëpër këto përfaqësi diplomatike në rast të humbjes së dokumenteve.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›