Piramida apo rivlerësimi i ndërgjegjes personale
Kur zbret teposhtë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, një vepër me vulë të pastër haussmaniane e projektuar nga subjekte të huaja, vepër që u bë një nga boshtet, për të mos thënë i vetmi, e zhvillimit urbanistik të Tiranës, në vijën lindore të tij, sa kalon urën e Lanës, të bie në sy silueta aspak imponuese por tepër e veçantë e një objekti që evokon formën e piramidës. Ky objekt pikërisht kështu njihet nga të gjithë qytetarët e Tiranës, dhe të gjithë Shqipërisë, duke përcaktuar kështu dhe gjithë hapsirën urbane përreth. Pjesë e asaj kategorie objektesh rëndësia e të cilëve ishte paracaktuar për të qenë mbi të zakonshmen, kjo piramidë ka një moshë relativisht të re për të provuar gjithë ato ndryshime që çdo ndërtesë e së njejtës kategori mund të pësojë historikisht. Gjithashtu nga ana e përmbajtjes, moralisht ka një ngarkesë të tillë të cilën simotrat e saj nuk e kanë njohur në mijvjeçarë. Zhytur aktualisht në një mjerim të përgjithshëm, e denjë për rëndësinë e saj të paracaktuar, kjo ndërtesë ka vënë në një situatë eferveshente ndërgjegjen qytetare, ku prirje kundërshtuese që kanë përcaktuar zhvillim shoqëror të këtyre viteve janë në një përballje, ndoshta definitive, rivlerësuese.
Planifikuar të ndërtohej pas vdekjes së udhëheqësit kopaçehekurt, si një objekt përkujtimor i veprës së tij, kjo sipërmarrje përfshiu forcat më të mira projektuese dhe ndërtuese të vendit. Në një organizim të përsosur u hartua një projekt i cili shprehte në mënyrë të përkryer dhe të pastër gjithë filozofinë në bazë të të cilës do të formulohej një objekt i një karakteri të tillë si dhe nivelin më të mirë teknik të forcave projektuese. Më vonë akoma, në zbatim, do të shprehte aftësitë më të mira të forcave tona ndërtuese. E parë nën një këndvështrim të tillë, vepra ishte një plotësim i përsosur i principit që çdo vepër arkitekturore është një produkt kompleks përbërësish të kohës në të cilën ndërtohet.
Por që në fillim, në kohën kur ndërtohej, në ndërgjegjen e çdonjerit që mendonte, u përvijua kundërshtia flagrante midis asaj që gjitmonë kishte pohuar politika udhëheqëse e partisë, me atë çka ndërtimi po tregonte. Piramida, simbol i kultit të individit, kaq shumë i anatemuar nga ideologjia lëvizëse, po ngrihej në qendër të Tiranës. Ndoshta si për frikë të asaj gjëje skllave e së cilës ishte, kjo ideologji kishte propaganduar kaq shumë pikërisht të kundërtën e çka e dominonte realisht përditë. Në fakt, në bazë të gjithë kësaj historie nuk është gjë tjetër veçse mospranimi i pavetëdijshëm i asaj të keqeje nga e cila vuan një pjese e ndërgjegjes tonë të sëmurë. Shprehje e kodoshërisë shqiptare, në bazë të të cilës shpirti i kundërshtimit për çdo gjë dëgjohej dhe kërkohej zyrtarisht të bëhej, konvertohej në atë qëndrim të nënshtruar tallës, por në fund të fundit bashkëfajtor, shumë cilësime për objektin ishin përbuzëse duke e quajtur atë “piramidë të firaunit” si për të mos pranuar ofendimin që produkti shqiptar i bënte shembullit të kultit egjiptian, të denjë me të vërtetë për respekt. Veç kësaj, harxhimi që përfaqsonte ngritja e një objekti të tillë me qëllim “edukues” në mirënjohje të figurës së dikujt që kish dhënë gjithçka për mirëqenien e popullit të tij, nuk kish si të mos formulohej në shprehjen “hunda në qiell dhe b... në diell”.
Sidoqoftë objekti u ngrit në mes të Tiranës, zbatuar në perfeksion, në qendër të një parcele të studiuar dhe të sistemuar për bukuri. Si produkt llogjik i një periudhe që nuk mund të pranonte, të paktën në parim, një objekt i cili të mos i shërbente qëllimit për të cilin ndërtohej, funksionalisht, ndërtimi tanimë i realizuar përmbushte më së miri kriterin vlerësues sipas këtij drejtimi. Kështu hapsira e brëndëshme, unike, ishte modeluar në mënyrë shumë efikase dhe estetike për të shpalosur gjithë trajektoren udhëheqsëe të liderit aq të duartrokitur prej shqiptarëve; në qendër të saj statuja megalitike e tij dominonte gjthë hapsirën edhe pse nuk e kishte atë nën vete. Një mori hapsirash dytësore, ndihmëse, plotësonin pa asnjë difekt funksionimin teknik të muzeut. Pamja e jashtëme e objektit paraqitej në një volumetri e cila veç së qeni shumë e studiuar dhe me nënkuptim, pasqyrim i drejtpërdrejtë i hapsirës së brendëshme, ishte dhe e modeluar si formë në mënyrë mjaft të goditur. Ajo çka ndodhi interesante, ishte se pikërisht kjo volumetri doli në dukje si e veçantë dhe u bë shkak që disa ta pëlqenin si një formë të arkitekturës moderne, kaq shumë të synuar prej brezave të arkitektëve dhe artdashësve, dhe në këtë mënyrë të shihej si një brez drite në këto vite errësire “revolucioni kulturor”. Porse veç së qeni një objekt me formë të ndryshme, ai ishte, në mënyrë të pabesueshme, nga jashtë, si për frikë të mospranimit popullor ose pajtimit me një masë sa më të gjerë apo akoma, si kompensim i asaj trysnie ndrydhëse që krijonte në hapsirën e brendëshme prania e shtatores ulur, shumë i sunduar nga përmasa njerzore. Veç asaj ndjesie të rafinuar, lindur drejtpërdrejt nga një cilësi e tillë, çdonjeri prej nesh e ka provuar ngasjen, që fare lehtë, duke ecur në pjerrësine e faqeve piramidale, mund të arrinte ne majë të saj. Me gjithë këto mund të thuhej që operacioni ishte mëse i përmbushur; në këtë lojë pëlqimi e mospëlqimi, pranimi e mospranimi, Piramida fitoi të drejtën e qytetarisë si një objekt me identitet të veçantë, i aftë të ngjallte polemika.
Kështu e gjeti Piramidën ndrrimi i sistemit. Në furinë e ndryshimit ajo bëhet objekti më i urryer për gjindjen. Në një xhest inati të verbër primitiv, shqiptarët të rrëmbyer si gjithmonë, duke kërkuar shkakun e së keqes gjithmonë jashtë vetes, ju derdhën eksponateve duke i shkatërruar dhe shtatores duke e thyer, a thua se në atë masë mermeri të çmuar ishte grumbulluar gjithë e keqja e këtyre viteve. Pjesë e paradoksit kombëtar, ku përballë një aftësie të lindur për të shëndruar çdo element të egzistencës në një mjet përfitimi (aftësi kjo e kultivuar si jo më mirë nga një rend shtrëngesash), qëndron një mungesë absolute vizioni për një shtrirje perspektive, ky objekt humbi përfundimisht mundësinë për të patur atë çka do të ishte më e mira për të gjithë. Është më se e kuptueshme dhe normale rrëzimi i një monumenti dhe zvarritja e tij, në një akt reaksioni ndaj shtrëngimit të papranueshëm; kjo në fund të fundit ka të bëjë dhe me zhdukjen e një simboli. Por kur kjo shëndrohet menjëherë dhe lehtësisht në një epidemi thyerse dhe shkatërruese e gjithçkaje të ndërtuar me kaq mund e sakrifica nuk ka se si të mos bëjë një takëm njerzish të nendojnë se shqiptarët ishin të prirur për ta shpërdoruar demokracinë. Në fakt kjo furi e momentit ishte preludi i gjithë asaj që do të vinte më pas.
Thuhet se familjet e mëdha kanë një prirje gjenetike për të ruajtur gjithçka të historisë së tyre edhe kur kjo ka të bëjë me anë të errëta të kësaj historie. Kjo është prirja e subjekteve me entitet që kanë guximin të pranojnë edhe gabimet e tyre, si pjesë e jetës së tyre, me të ulura dhe të ngritura. Përpjekja për të arritur më të mirën me punë, durim e dinjitet, duke përballuar edhe dhimbjen, të bindura se atë çka nuk është mundësia për ta patur tani do ta kenë brezat trashëgues, shkon tek ato në një zhvillim të qëndrueshëm dhe prurja në bagazhin njerzor është e çmuar; kësisoj mund të bëhen pjesë me vlera e çdo grupimi.
Në ndryshim, prirje të rrëmbyera shkatrruese sulen andej e këtej pa kurfarë filozofie, ose të mbarsura me një filozofi pa bazë “ideatorësh”, që me thesaret e tyre intelektuale kush e di ç’fill kohe mendojnë se kanë kapur, apo kushedi ç’efekte të habitshme mendojnë se bëjnë tek baballarët që realisht i krijuan, duke marrë prej tyre buzëqeshjen e përmbajtur mëshiruese të rastit. Në këtë llogjkë botërore përfitimi çdokush do të shihte leverdinë e tij përballë gabimeve të të tjerëve. Kështu pra, kujt do i shërbente shkatërrimi i gjithçaje që prodhonte, qoftë dhe keq, në emër të një sistemi që do të prodhonte “mrekullinë”? Në fakt vetë piramida do të përbënte persëri sistemin e ri duke zënë fort vend në jetën e shqiptarëve e duke u bërë skema qeverisëse dhe rregullimi magjik për mirëqënien aq të dëshiruar. Si për mallkim të mospranimit të fillimit e të nëpërkëmbjes që i ishte bërë, ajo do ta çonte shoqërinë dhe forcën e re politike në kolaps, çka kjo e fundit nuk do ia falte kurrë asaj shumë vite më vonë.
Në aspektin e përfitimit material, Piramida ishte një objekt që mund të prodhonte. E aftë për të prodhuar pikërisht atë interesim të një bote të etur për të panjohurën e një vendi të çuditshëm autarkik, pa dyshim, ajo do të ishte objekti ndoshta më i rëndësishëm i periudhës paskomuniste. Si e tillë është më se e qartë që ajo duhej ruajtur pa u prishur ashtu siç u trashëgua nga koha së cilës i përkiste. Nga kjo anë objekti ishte dhe mbetet, megjithë keqpërdorimin e statusit të tij, një pasuri kombëtare, një burim i pashtershëm të ardhurash.
Në aspektin moral, për një ndërgjegje të pastër, të prirur të çlirohej nga hijet e së kaluarës, ruajtja e objektit ashtu siç ishte nuk përbënte asjë rezik. Kjo për faktin se në një sistem tjetër ai pashmangshmërisht dhe natyrshëm do të humbte përbërësin lartësues të figurës së një personi duke ruajtur funksionin edukues, tanimë në një drejtim tjetër, atë të ndërgjegjësimit të brezave të mëpastajmë për të keqen e kaluar me qëllim moskryerjen e gabimeve të njejta. E parë në një këndvështrim më të gjerë, vepra, si çdo vepër kur paraqet edhe njëfarë spikatje, duhej pranuar dhe ruajtur si pjesë e aftësisë krijuese të shoqërisë; si pjesë e historisë shoqërore dhe brenda kësaj dhe ndërtimore, që në të mirë, apo në të keqe qëndron për t’u grumbulluar në bagazhin e përgjithëshëm të dijeve.
Duke prekur me kujdes një zonë në të cilën niveli i një qytetari të mesëm nuk lejon të japë mendime absolute, mund të thuhet se mbi bazën e përpjekjes për ta ruajtur, objekti pa dyshim mund të shëndrohej në një muze të viteve të diktaturës, ku çfardo dëshmish mund të zinin vend, në kundërshti kuptimplote me lavdinë e vetëthurur. Do të ishte një muze i përhershëm i pjesës më mbresëlënëse të historisë kombëtare, ku shkaku dhe pasoja do të zinin vend në të njejtën strukturë dhe jo në një rend përjashtimi, siç i kishte parë gjithmonë gjërat filozofia e sapo kaluar. Ngritja e vuajtjes dhe sakrificës shoqërore në piramidë do të ishte shpërblimi më i madh moral që sistemi i ri do i bënte shtresave të cilat u dënuan për të qenë në fund të bazës së gjerë shtypëse të saj. Pra rivitalizimi i kësaj forme në këtë mënyrë do të ishte më se i suksesshëm. Gjithashtu këtu, si në një hapsirë shumëfunksionale, të organizuara me kujdes, mund të zhvilloheshin aktivitete nga më të ndryshmet të një shoqërie të lirë, për të cilën në këtë mënyrë mund të bëhej dhe më i spikatur fakti që asnjë forcë nuk mund të ndalojë përparimin e saj mbi parime të larta njerëzore. Fitorja e lirisë pikërisht në tempullin i cili u ngrit në të kundërtën e saj, do të kishte një domethënie më të madhe.
Në terma teknike arkitekture, një objekt bart vlera kur atij me gjithë ndryshimet e mundëshme që mund t’i bëhen, për efekte të ndryshme në kohë, arrin të ruajë pak a shumë të njëjtat drejtime për të cilat është projektuar në fillim. Si i tillë ai ruan vlerën morale të të qenit përsëri po ai. Kjo përbën një kusht që për të ardhmen të mos ekzistojnë, siç do ta përmendim më poshtë, përplasje në mënyrën se si pasqyrohet fakti arkitekturor në ndërgjegjen publike.
Ajo çka u vendos si ndryshim për statusin e ndërtesës ishte kthimi i saj në “Qendra ndërkombëtare e kulturës P.A.”. Natyrisht diçka do të ndryshohej në statusin e saj por për fat të keq të saj me njerzit apo të njerzve me të ndryshimi do të ishte gjithmonë ai që nuk duhej. Fillimisht dukej se zgjedhja e re ishte më e përshtatshmja, për më tepër emri i një personaliteti të nderuar, i cili kishte vuajtur dhe duruar efektin shtypës të piramidës dukej se mbante, denjësisht, peshën kryesore duke i dhënë rëndësi statusit, por në të vërtetë si “Qendër ndërkombëtare e kulturës” objekti nuk njohu ndonjë zhvillim për t’u mbajtur mend, veç organizimit herë pas here në të i panaireve me karakter tregëtar. Se sa e drejtë ka qenë zgjedhja për t’a konsideruar ndërtesën në këtë mënyrë, këtë e ka treguar forma me të cilën është ruajtur kjo në ndërgjegjen publike. Ka qenë pikërisht kjo formë simbol, e cila ka përcaktuar entitetin e saj të vërtetë në ndërgjegjen e qytetarëve duke mundur statusin dhënë rishtas. Ajo është quajtur gjithmonë Piramida. Në këtë fokus, duke u përpjekur të ndërtojmë një shoqëri me një shtrat shpitëror koherent, pjesë e veçantë e kësaj është edhe të vlerësuarit e asaj që quhet reminishencë urbane. Është një problem ky i cili, duke qenë një nga shtytësit e këtij shkrimi, përbën një argument më vete me përbërjen e tij shumëplanëshe. Në të njejtën kohë hapsira urbane me në qendër piramidën, megjithë moskujdesin e enteve publike karshi saj, ka dhënë provën se shërben, sidomos në ditë me mot të mirë, si hapsirë çlodhëse, argëtuese duke marrë parasysh rregjimin e jetës ballkanike. Mbajtja në aktivitet të perditësuar e objektit vetëm do të përmirësonte cilësinë e kësaj hapsire. Është e sigurt që aty ka vend boll për të ngritur edhe një monument dinjitoz kushtuar viktimave të diktaturës. Ky monument me rëndësinë e tij do ta ridimensiononte këtë hapsirë e cila kështu siç është i takon e gjitha objektit për të cilin po bëjmë fjalë. Përdorimi i Piramidës si vend në të cilën bënë strehën e tyre funksione të tjera ishte shprehja e krizës së një shoqërie e cila nuk është në gjendje të mirëpërdorë mjetet e saj duke qenë e varfër në vizione. Që nga perpetracioni i fillimit, nuk ishte e thënë që ajo të gjente prehje. Nuk ka nevojë të dihet me saktësi se çfarë u bë me ndërtesën kur u vendos të kthehej në sallën e teatrit, nëse ia vlente rikonstruksioni për t’u kthyer në fakt të vlefshëm, etj, etj; tanimë dihej se çfarë do të ndodhte me të si me një objekt me të cilin qeverisjen e kishte zënë belaja. Pa përmendur anën e qartë dhe të ditur të fondeve të hedhura për projekte e për fillim punimesh (nuk dihet deri kur kjo shoqëri do të lejojë të shpërdorohet kontributi i saj), përsësri mund të thuhet se zgjidhja e problemit në mënyrë suprimuese është rezultat i mosaftësisë për të qeverisur mjetet në dispozicin. Në gjendjen e turbullt kur nuk di se çfarë duhet të bësh me diçka dhe vendos ta prishësh sepse të pengon për të vazhduar më tej, duhet të jesh i sigurt që e keqja qëndron pikërisht aty dhe jo brenda vetes tënde. Veç kësaj, trilli i rrezikshëm i një pushteti delirant, që ushqen psikozën e një mendjeje të bindur në pagabushmërinë e vendimit të saj, përbën për shoqërinë tonë një të keqe nga e cila kemi humbur pjesë të vyera të identitetit tonë.
Çfardo të ndodhë, të shembet, të ndryshohet me sukses apo jo, një gjë është e sigurt, Piramida nuk do të gjejë prehje. Hija e saj do të shqetësojë përherë atë çka binjakëzon me të në pjesën më të errët të shpirtit tonë; ngërçin atavik të një shoqërie të pakultivuar. E deri kur kjo të jetë tretur le të jetë ky objekt një monument “in memoriam” të gjithçkaje që u zhduk pa lënë gjurmë nga gabimi ynë. Në përpjekje për të ruajtur dhe mbarështuar atë çka na bën më të mirë, më të pranueshëm e më të veçantë mund të pyesim veten: ishim apo jemi më të pasur?
* Autori është arkitekt