Blutë të sigurtë: Këtë radhë kualifikohemi ne
Skuadra e Çelsit po përgatit hakmarrjen e madhe ndaj Liverpulit, "maces së zezë" në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Futbollistët londinezë nuk i kanë harruar dy disfatat e edicioneve të kaluara, kur panë rivalët e tyre t‘i drejtoheshin finales dhe të synonin fitoren e trofeut më të lakmuar në Evropë. Ndaj ky takim do të marrë një shije të veçantë për blutë, e sidomos një prej lojtarëve më me përvojë, mesfushorin Klod Makelele. Francezi ka qenë pjesë e skuadrës që u mund me një gol diferencë nga Liverpuli në vitin 2005, ndërsa edhe vitin e kaluar u aktivizua në përballjen që u mbyll me suksesin e "të kuqve" me 11-metërsh. "Çelsi duhet të harrojë atë që ka ndodhur në vitet e kaluara. Ne luajtëm mirë në sezonin e kaluar, por humbëm 1-0 në ndeshjen e parë dhe e kishim të vështirë të shënonim dy gola", theksoi ai. Makelele është futbollisti me më shumë përvojë në gjysmëfinale, pasi ka marrë pjesë në këtë fazë të turneut në 7 edicione në të kaluarën, një rekord për Ligën e Kampioneve. Ndaj ai beson se e di sekretin për të kaluar në finale, të cilën e ka fituar vetëm një herë me Realin e Madridit. "E dimë që disa gjëra duhet të jenë ndryshe, në krahasim me takimet e së kaluarës. Ne duhet të luajmë siç ka bërë Liverpuli dhe të jemi të fortë si fizikisht, ashtu edhe taktikisht, duke iu ruajtur gabimeve. Ndeshja e parë është në Liverpul dhe nëse nuk pësojmë gol atje, do të kemi një shans të mirë për të siguruar finalen në ndeshjen që luajmë në fushën tonë. Unë vazhdoj t‘u them të gjithëve se të kalonim në finale do të ishte një gjë fantastike, pasi e presim prej shumë kohësh këtë arritje", përfundoi mesfushori francez.
Detyrën më të vështirë në këtë sfidë e ka padyshim mbrojtja, e cila do të mundohet të mbajë larg portës sulmuesin më të rrezikshëm të kundërshtarëve, spanjollin Fernando Torres, një nga të paktët lojtarë të huaj që ka shënuar 30 gola në sezonin e tij të parë me një skuadër angleze. Rikardo Karvajo është i bindur se ai do të dijë ta kontrollojë sulmuesin kundërshtar, duke mos i lënë mundësinë të gjejë rrugën e rrjetës. "Torres ka luajtur shumë mirë gjatë këtij sezoni, ndonëse është viti i tij i debutimit. Ai ka shënuar shumë gola, duke u bërë i rëndësishëm për ecurinë e Liverpulit. Por gjëja më e rëndësishme në këtë sfidë është që të tregojmë se sa të fortë jemi si skuadër. Ne kemi mbrojtjen më të mirë të turneut, pasi luajmë bashkë. Në disa raste ne nuk kemi luajtur mirë, por kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer mbrojtëse. Çelsi nuk e ka fituar kurrë këtë trofe, ndaj besoj se në këtë sezon do të na jepet ky shans", përfundoi mbrojtësi portugez i Çelsit.