Nga Cameron Diaz te Megan Fox: divat që joshen nga femrat
Protagoniste kryesore të këtij seriali janë një bionde dhe një brune. Një kubane-gjermane dhe një amerikane me gjak të përzier franko-irlandez. Mendojnë ndryshe nga meshkujt, që sapo dëgjojnë fjalën biseksuale nisin menjëherë të fantazojnë histori nga më të ndryshmet me drita të kuqe. I quajnë brezi BI, si shkurtim i fjalës bisex. E pranojnë dhe nuk e pranojnë, e thonë dhe nuk e thonë. Ashtu siç bëri biondja Cameron Diaz që rrëfeu për “Playboy”: “Më tërheqin seksualisht edhe gratë, por kjo nuk do të thotë se mund të dashurohem me to. Po ashtu kjo nuk do të thotë se unë jam lezbike. Kam pasur lidhje të rregullta që prej moshës 16-vjeçare. Për të bërë dashuri me meshkujt që më pëlqejnë jam e gatshme të shkoj kudo, por nuk kam pse e mohoj që edhe gratë më pëlqejnë”. Nga ana tjetër, brunia bukuroshe Fox pati rrëfyer për revistën “GQ”: “Isha vetëm 14 vjeçe kur u dashurova me një striptiste ruse me emrin Nikita”. Edhe në sheshin e xhirimeve preferon t’i puthë koleget, por duke mos i lënë askujt mundësi të mendojë se është lezbike: “Nuk jam, thjesht mendoj se të gjitha qeniet njerëzore kanë lindur me prirjen për t’u tërhequr nga të dyja sekset. Njerëzit lindin biseksualë dhe ndonjëherë bëjnë zgjedhje të pandërgjegjshme, për shkak të presionit të shoqërisë. Nuk kam asnjë dyshim që jam biseksuale. Por mund të them se jam edhe hipokrite”.
Por Diaz dhe Fox nuk janë vajzat e vetme të brezit BI. Drew Barrymore thotë se “ka gjithmonë një dashuri fizike në miqësinë e ngushtë femërore”. Anna Paquin e pranon hapur kur rrëfen se “jam
Anna dhe jam biseksuale”. Nga ana tjetër, të gjithë kemi dëgjuar për seksualitetin e dyfishtë të aktores Angelina Jolie, që shumë herë e ka pranuar se ka pasur marrëdhënie edhe me femra. “Unë biseksuale? Të shohësh trupin e bukur të një femre u pëlqen të gjitha grave. Janë me të vërtetë seksi. Kam dashur plot femra në jetën time dhe kam shkuar në shtrat me shumë prej tyre, sepse kur je grua e ke më të lehtë të kuptosh sjelljen e partneres”, tregon aktorja bukuroshe, nënë e gjashtë fëmijëve. Edhe biondja aq e përfolur për skandalet e saj, Lindsay Lohan, nuk e ka problem të thotë se nuk është lezbike, por biseksuale. Madje të gjithë e kujtojmë lidhjen e saj me vajzën e quajtur Samantha, lidhje që përfundoi rreth një vit më parë. Lohan kohët e fundit është parë nën shoqërinë e meshkujve dhe femrave duke vërtetuar plotësisht atë çka ajo ka deklaruar. “Preferoj të mos jap një klasifikim seksual të ndarë, unë i jetoj ndjenjat ashtu si më vijnë, pavarësisht nga seksi i personit që dua”.
Intervista dhe deklarata që shkaktojnë një bum të madh mediatik, të cilat nisin e komentohen për një kohë të gjatë, sepse mekanizmat e komunikimit i njohin mirë ata që merren me spektakël. Një intervistë në Playboy, një titull i bukur mbi seksualitetin bën menjëherë xhiron e botës. Lind pyetja se mos ndoshta përpara prezantimit të filmit të saj të ri “Knight and Day”, Cameron Diaz është e gatshme të thotë çfarëdo lloj gjërash? Po bukuroshja Megan? Sigurisht shumë e bukur dhe ndoshta pak dinake ashtu siç duket edhe nga mbiemri, por duhet pranuar se askush më përpara nuk dinte asnjë titull të filmave të saj deri kur doli dhe pranoi se ishte biseksuale, pra me pak fjalë një deklaratë guximtare dhe jeta merr tjetër rrjedhë. Megjithatë moda safike-hollivudiane e puthjes së grave në mes të telekamerave ka kohë që i ka hedhur rrënjët: Madonna që puth në buzë Britney Spears dhe Christina Aguileran. Sandra Bullock me Scarlett Johansson dhe Meryl Streep. Selma Blair me Sarah Michelle Gellar. Dhe kështu puthja e famshme lezbike, antikonformizmi që bëhet konformist, zë tituj gazetash dhe televizionesh. Sepse për çështje të tilla një vend në faqen e parë gjendet gjithmonë. Por ku i dihet nëse pas këtyre deklaratave fshihet diçka tjetër më bindëse. Për shembull, kohë më parë një studim kishte arritur në përfundimin se në Hollivud aktoret gej apo biseksuale paguheshin më mirë se koleget heteroseksuale. Megjithatë pas kësaj qëndrojnë edhe shenjat e kohës që ndryshon. Një princip i vëllazërisë, apo i grave që më në fund mund të dalin nga klishetë e femrës së bukur që duhet të pëlqejë vetëm gratë: me pak fjalë qëllimi është se tani gratë nuk duhet medoemos t’u pëlqejnë vetëm burrave, nëse arrijnë të tërheqin vëmendjen e grave më mirë akoma. Kështu thotë edhe aktorja Scarlett Johansson: “Shpesh vishemi që të na admirojnë femrat e tjera. Dhe kjo ka shumë rëndësi për mua. Nëse hyj në një dhomë dhe asnjë mashkull nuk më shikon, por nëse më shohin të gjitha femrat e pranishme aty jam e lumtur, sepse stili im i ka goditur të gjitha”. Por atë çka Cameron Diaz dhe Megan Fox deklarojnë tani, Lady Gaga dhe Amy Winehouse, Fergi dhe Pink, kanë kohë që e kanë bërë. Deklaratat e tyre hot i kanë shokuar të gjithë. “Jam biseksuale dhe pikërisht kjo tërheqje ndaj grave më ka vënë në siklet me të fejuarit e mi meshkuj”, deklaroi Gaga për “Rolling Stone” në muajt e parë të famës, ndërsa pak ditë më parë u kap nga paparacët teksa puthej me një vajzë në plazhin e San Tropesë.
“Më pëlqejnë vajzat. Kam pasur lidhje me to, por më pëlqejnë më shumë meshkujt. është një ndjesi shumë e veçantë të jesh e lidhur me një vajzë. Nuk më intereson atë çka njerëzit thonë për faktin se unë jam BI. Bëj atë që më duket mua e drejtë”, deklaron prerazi Amy Winehouse.
#