E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret, “Thembra e Akilit” per Baricin

Në fakt e përsërit shpesh, pasi e ndjen se ka vuajtur shumë prej tyre. "Thembra e Akilit" për trajnerin që ka drejtuar më shumë se 2 mijë ndeshje mbeten gjyqtarët, edhe pse njëshi i bankinës shiptare, e konsideron më shumë një sfidë që përgjithësisht e vuajnë të gjitha vendet e vogla futboll të modest. "Në këto ndeshje kemi pasur shumë probleme me gjyqtarët, natyrisht kjo nuk është popullore, nëse do ta thoshja unë, por ne kemi humbur prej tyre të paktën dy pikë. Nëse ata do të ishin treguar korrekt me ne (Shqipërinë) ne do ta kishim fiksuar përfundimisht vendin e katërt. Ndoshta kjo ndodh pasi "Shqipëria është një vend i vogël". Baric, i cili ka drejtuar përvec Shqipërisë edhe dy skuadra kombëtare të tjera, thekson se nuk ka konstatuar më parë këto gjykime të diferencuara. "Këto probleme unë nuk i kam pasur kurrë kur kam drejtuar si Austrinë ashtu dhe Kroacinë, pavarësisht se të dy këto vende nuk janë të mëdhaja, nuk janë disfavorizuar kurrë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›