E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte në kërkim për falsifikim, ndalohet nga policia



Tiranë – Një person i kërkuar për falsifikim dokumentesh është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se specialistet e Seksionit kundër Krimit Financiar bënë ndalimin e shtetasit Armando Balilaj, vjeç 30, lindur në Vlorë dhe banues në Tirane. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e formës së prerë nr. 1136 dt. 23.10.2007, e ka dënuar me 6 muaj burg dhe 400 000 lekë gjobë, për veprat penale të “falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose të vizave”, parashikuar nga neni 189/1 i KP. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjykata e kishte dënuar me 4 muaj burg për vjedhje, arrestohet adoleshenti

Tiranë – Një adoleshent kishte muaj që i fshihej Drejtësisë, por dje policia e ka vënë në pranga duke e dërguar në qeli për të kryer dënimin e dhënë për të. Burime nga uniformat blu të kryeqytetit thanë për gazetën “Albania” se dje u realizua nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit arrestimi i shtetasit Aleksandër Gjonaj, vjeç 18. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Seksioni kundër Vjedhjeve të Pronës në Komisariatin nr. 6, për ekzekutimin e vendimit Penal nr. 602, të Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, e cila e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i KP.

7 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›