Mat, tenton të vrasë me armë kushëririn, arrestohet nga policia
Rexhep Rexhpi dyshohet se qëlloi me armë pas një zënke kushëririn e tij Sul Rexhepi. Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në fshatin Bërshi të komunës Klos në Mat
Mat – Një sherr i nisur për motive të dobëta për pak i ka kushtuar jetën një personi i cili u qëllua me armë nga kushëriri i tij. Nuk kanë pasur asgjë thelbësore në debatin e tyre dy kushërinjtë, por shkak për ngjarjen e cila për pak sa nuk përfundoi në tragjedi ka qenë shkëmbimi i ndërsjellë i fjalëve fyese.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në fshatin Bërshi të komunës Klos në Mat, kur Rexhep Rexhpi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kushëririt të tij Sul Rexhepi. I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak ndërsa policia e njoftuar për ngjarjen nisi hetimet për të zbuluar motivin dhe autorin e plagosjes. Pas hetimeve të para policia mundi të identifikonte dhe të kapte autorin e dyshuar i cili ishte dhe kushëri me të dëmtuarin. Ndërkohë që oficerët çuan në qeli edhe vëllain e autorit të dyshuar, Hysni Rexhipi për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa mësohet se ka qenë dëshmitar në këtë ngjarje. Sipas policisë shkaku i plagosjes ka qenë një sherr për motive të dobëta mes dy kushërinjve.
Rastet
Më 13 janar 2009, rreth orës 17:00, i rënë në depresion dhe në gjendje të dehur, Reshit Adri mori kallashnikovin dhe doli në mes të fshatit Podgorie, të Komunës Vreshtas, rreth 20 kilometra larg qytetit të Korçës, duke qëlluar kuturu dhe duke shkaktuar terror në fshat. Plumbat ekzekutuan bashkëfshatarin e tij të pafajshëm, njëkohësisht i afërm i tij, Lulzim Laze, 41 vjeç, si dhe plagosën rëndë një grua. Viktima Laze ka qenë duke iu afruar shtëpisë së vet kur ka mbetur i vdekur në vend. Ai është transportuar për në morgun e Spitalit të Korçës, ndërsa bëhet e ditur se ka marrë katër plumba në kraharor. Burimet policore, por edhe të afërm të 53-vjeçarit, pohojnë se autori i krimit ka pasur probleme mendore që pas vetëvrasjes së djalit të tij. Tashmë shtetasi Reshit Adri akuzohet për veprat penale të vrasjes, armëmbajtjes pa leje dhe kërcënim të forcave të rendit. Dosja në ngarkim të tij i ka kaluar prokurorisë së rrethit.
Më 9 prill 2009 shtetasi me inicialet R. A., ka sinjalizuar policinë duke pohuar se disa të afërm të tij po e kërcënojnë dhe forca të Komisariatit të Kurbinit, kanë shkuar menjëherë në vendin e denoncuar. Atje kanë gjetur një automjet, të cilit i kanë kryer një kontroll ku dhe gjetën një armë të tipit “Beretë”, si dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh. “Ne kemi kryer arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, 49-vjeçarit Ajet Osmani, banues në Milot”, - thanë për gazetën “Albania” burime zyrtare policore. Nga hetimi doli se Ajet Osmani ka kanosur disa herë për vdekje, R. A., pasi kanë pasur një konflikt mes tyre, për arsye pronësie. Burimet hetimore treguan për gazetën se bëhet fjalë për një tokë që aktualisht shfrytëzohet nga R. A., por që Ajet Osmani, pretendon të jetë e tija.
I mituri tenton të vjedhë një automjet në qendër të Tiranës
Tiranë – Një i mitur ka tentuar të vjedhë një automjet, por është diktuar nga policia duke përfunduar në qeli. K. F. 14-vjeç lindur dhe banues në fshatin Sukagji të Lezhës është arrestuar dje nga efektivat e Komisariatit të Policisë nr. 3, për akuzën e “vjedhjes” e mbetur në tentativë. Burime nga policia thanë se arrestimi i 14-vjeçari u krye pasi mbrëmjen e dy ditëve më parë në rrugën e “Durrësit”, ai ka tentuar të vjedhë mjetin Volksvagen tip golf 4, me targa italiane CF 666 JC, në pronësi të një shtetasi. Mësohet se i mituri është diktuar nga patrulla e policisë, e cila u afrua menjëherë pranë vendit ku konstatoi tentativën e vjedhjes.
7 Korrik 2009