MSH, studim për sëmundjet që çojnë foshnjat në humbjen e jetës
Në studim do të marrin pjesë disa prindër dhe fëmijët të moshës 6-vjeçare. Sëmundjet që vuajnë më tepër fëmijët e vegjël në vendin tonë
Emanuela Sako
Një pjesë e foshnjave të porsalindura humbasin jetën që në fazat e para për shkak se vuajnë nga disa sëmundje, të cilat nuk vihen re që në fazat e para. Ndërsa, në disa raste humbja e jetës për foshnjat mbetet enigmë dhe mjekët vihen në dilemë për shkaqet. Për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate, që për shumë familje është alarmante, MSH-ja do të bëje disa kalkulime për sëmundjet nga të vuajnë prindërit dhe fëmijët. Kështu, Ministria e Shëndetësisë u rikthehet kërkimeve shkencore dhe studimeve të sëmundshmërisë së popullatës pas shumë viteve ndërprerje. Në qendër të vëmendjes është vendosur nisja e një studimi për të verifikuar rastet e vdekjes së foshnjave, si dhe sëmundjet specifike te gratë dhe burrat në të gjithë vendin. Vdekshmëria foshnjore në vendin tonë është në raportet 18 vdekje për 1 mijë lindje, e cila konsiderohet tepër e lartë nga norma e përcaktuar nga BE-ja. Pikërisht për këtë rast, si dhe duke marrë parasysh dhe mjaft sëmundje të tjera, lind nevoja e një studimi për të përcaktuar shkaqet dhe shifrat e prekjes nga sëmundjet. Tashmë do të mundësohet një promovimi i Studimit Demografik Shëndetësor në të gjithë vendin.
Studimi
Në këtë studim do të marrin pjesë 100 specialistë të stafit shëndetësor, ku do të studiohen mijëra raste të personave të ndryshëm të popullsisë. Ministria e Shëndetësisë ka rolin drejtues dhe mbikëqyrës në këtë proces, ndërkohë që agjencitë zbatuese do të jenë INSTAT-i dhe ISHP-ja. Ky studim mbështetet financiarisht nga USAID-i, UNICEF-i, UNFPA dhe Kooperacioni Zviceran. Ndërsa vlera e këtij studimi të rëndësishëm parashikohet të jetë rreth 1.7 milion dollarë. Ky studim bëhet për herë të parë pas shumë vitesh ndërprerje. Në të pritet të marrin pjesë 8 mijë femra të moshës 15-49 vjeç dhe 4500 meshkuj të po kësaj moshe në të gjithë vendin. Pjesë e rëndësishme e këtij studimi do të jenë edhe fëmijët deri në moshën 6 vjeç, për të cilët janë përzgjedhur familjet që kanë pranuar të marrin pjesë. Periudha e zbatimit të studimit do të jetë viti 2008 deri në fund të vitit 2009. Tashmë është përcaktuar numri i stafit mjekësor që do të marrë pjesë për zbatimin e këtij studimi, ku do të angazhohen rreth 100 persona.
Moshat
Një studim i tillë konsiderohet i domosdoshëm, për të pasur evidenca të bazuara shkencërisht, me qellim orientimin e duhur të politikave dhe vendimmarrjeve të përshtatshme. Studimi do të bëhet për të përcaktuar se përse ndodhin rastet e fertilitetit, vdekshmërisë foshnjore për moshat nën 5 vjeç, përdorimi i metodave kontraceptive, mbulesa vaksinale, kujdesi për gruan shtatzëne dhe fëmijët, ushqyerja me gji, sëmundjet seksualisht të transmetueshme tek të gjithë njerëzit etj. Me ndryshimin e mënyrës së jetesës, ushqyerjes dhe faktorëve të tjerë kanë ndryshuar edhe gama e sëmundshmërisë në të gjithë vendin dhe tek të gjitha moshat. Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë është duke punuar edhe për ngritjen e një sistemi informacioni të integruar në të gjitha nivelet e shërbimit, e cila do të shërbejë për t’u njohur dhe verifikuar të gjitha rastet sipas sëmundjeve nga të cilat preken më shumë pacientët. Specialistët theksuan se është e nevojshme që këto studime të realizohen periodikisht çdo 5 vjet.
Fëmijët e vegjël, vuajnë nga disa sëmundje, që më parë kanë qenë karakteristike për të rriturit, siç është diabeti në moshë të vogël, problemet urinare, zemra apo tumoret që janë shtuar kohët e fundit. etj. Fëmijët vuajnë nga sëmundje si Talasemia që u vështirëson jetën, pasi përveç sëmundjes mungojnë edhe dhuruesit e gjakut. Aktualisht janë rreth 300 fëmijë talasemikë në mbarë vendin.
7 Korrik 2009