Nga eksodi i ’99 ne pritje te mevetesise
Nuk jane vetem kosovaret qe po e mbajne frymen ne pritje te dites se madhe te pavaresise. Jane gjithe shqiptaret, kudo ku jetojne. “Eshte feste e perbashket, ndaj diten e madhe ju presim”, thote Gimiani nga Opoja e komunes Dragash ne Kosove. Gimiani, gjate eksodit te kosovareve ne pranveren e vitit ’99, qendroi 2 muaj ne Kukes. “Mikpritja e kuksianeve nuk ka si te harrohet”, thote ai. Kryebiseda gjate ketyre diteve te ftohta te shkurtit, me temperatura mjaft te uleta, eshte e njejte, pavaresia, kujtimet e atyre diteve te veshtira te pranveres se ’99-es, kur mijera kosovare u detyruan te shpernguleshin nga trojet e tyre per shkak te spastrimit serb. Ishte mesdita e 27 marsit, kur kosovaret e pare te debuar me dhune nga trojet e tyre kapercyen doganen e Morinit. Brenda pak oreve, kaluan kufirin dhe hyne ne Shqiperi afro 10 mije vete. Ne ato dite, banoret e fshatrave pergjate rruges Morin-Kukes dolen dhe priten shqiptaret e Kosoves, duke i ftuar me bujari ne vatrat e tyre, edhe pse te varfra. Me pas nga dita ne dite numri erdhi duke u rritur, aq sa arriti ne rreth 412 mije. Afro gjysme milioni u strehuan per dite te tera ne qytetin ne verilindje te vendit, vetem me 25 mije banore. Ishte kjo bujari e mikpritje qe cuditi boten dhe qe e beri Kukesin kandidatin kryesor per cmimin Nobel te Paqes.
***
Kuksiani Azem Bela tregon se ato 3 muaj u bene miq me kosovaret. Ne shtepi kam pasur familjet e Daim Popes nga Bellacerka dhe Adem Sheles nga Prizreni. Ademi ishte i verber, kujton ai. Ato dy muaj edhe buken e kemi ndare. Ndersa tani shkojme e vijme te njeri-tjetri per gezime e hidherime. Azemi nuk ishte i vetmi qe hapi dyert e shtepise se tij per te ardhurit nga Kosova. Te gjithe banoret ne verilindje te vendit u bashkuan me dhimbjen e vellezerve te tyre. Ndaj te gjithe jane te ftuar ‘ne dasmen e madhe’, sic kane nisur te quhet momenti i shpalljes se pavaresise. Se edhe kuksianet, hasjanet e tropojanet kane vuajtur jo pak ato dite te krizes. Ne ato dite nga bombardimet serbe ne territorin e qarkut humben jeten 23 persona, ndersa u plagosen dhe u gjymtuan 68 persona. Ky kalvar vuajtjesh vijoi edhe pas krizes, ku si pasoje e renies ne zona te minuara humben jeten 31 persona dhe 271 te tjere u plagosen dhe u gjymtuan.
***
“Eshte festa jone e perbashket jo thjesht se jemi te nje gjaku, por kemi nje gjuhe, nje histori”, thote Taulanti me origjine nga Gjakova, por banor i qytetit te Kukesit. Banore nga Gjakova e Prizreni u vendosen ne qytetin e Kukesit, aty nga mesi i viteve ’30, duke sjelle aparatin e pare fotografik ne kete qytet verilindor te Shqiperise. Sollen aty dhe traditen e perpunimit te mishit. “Kemi qene gjithsej rreth 40 familje te tilla”, thote Mehmet Kalaveshi, gjakovar me banim ne Kukes. Ai e quan veten edhe banor te Kukesit, edhe te Gjakoves Shkon shpesh atje ne vendin e origjines. Shkon edhe sa here ka votime.
Nder familjet me te njohura nga Prizreni qe jetojne ne Kukes permenden Shaqirajt, Shaqajt, Tabaket, Bylykbashet, Curcialet, Cerkezet, Sokolet. Nga Gjakova jane Ollonet, Celajt, Bunjaket, Kakelet, Shehet, Rukajt, Gjakovet, Kosovet, Juniket. “Pavaresia shenon fundin e nje padrejtesie te kryer ndaj shqiptareve ne fillimin e shekullit 20”, thote kryetari i Bashkise se Krumes, Bardhyl Peka. Sipas tij, “krahina e Hasit me 52 fshatra gjithsej afro nje shekull u nda nga nje kufi absurd, kufi qe ndau vellezerit. 32 fshatra ketej kufirit, 30 fshatra andej kufirit”. “Absurdi shkon edhe me tej. Ne fshatin Dobrune, lagjja e Zylfajve eshte e ndare me dysh nga kufiri”, vijon kryebashkiaku. Ndaj shqiptaret thone se pavaresia e Kosoves eshte fundi i nje endrre te keqe dhe mjaft te gjate. Dhe nisur nga kjo, te gjithe po pergatiten ta festojne.