Nga nis dhuna Nga Prof. Dr. Bamir Topi, President i Republikes
8 Marsi eshte nje dite qe ka nje simbolike shume te vecante dhe kjo simbolike duhet respektuar ne tere kompleksitetin e vet, dikush feston, dikush proteston. Nisur nga respekti per lirite dhe te drejtat themelore te cdo gruaje, te cdo organizate, edhe sensi i demonstrimit duhet respektuar, jo vetem ne menyre individuale, por edhe ne menyre te grupuar, secili ka te drejte ta kaloje kete dite ne menyren e vet. Kjo dite, e cila vjen ne ritualin e saj cdo vit, ka nevoje jo thjesht te kujtohet, jo thjesht te nderohet. Por kjo dite ka nevoje qe, sikurse thoshte nje gazetar i famshem sot, 'te shohim pertej mimozes, lules se mimozes', sepse po te heqim lulen e mimozes, natyrisht shfaqen probleme. Eshte bere nje progres i jashtezakonshem ne shoqerine tone. Progresi vjen ne menyre evoluitive, vjen ne menyre graduale, dhe nganjehere ne e kemi te veshtire qe ta dallojme ate cdo dite. Keshtu qe duhet pergezuar pjesemarrja e gruas ne te gjitha nivelet, ne familje, ne shoqeri, ne pune, ne edukim dhe ne qeverisje. Une do ta vleresoja, mbi bazen e te gjitha informacioneve qe kam, te gjithe impenjimin tuaj, zonja Alenka, te OSBE-se, per ta sjelle interesin per pjesemarrjen e gruas ne qeverisje, me afer impenjimit dhe te motivimit te politikaneve dhe te shoqerise. Sot eshte dita qe te vleresojme rolin e gruas, sikurse thashe, sikurse eshte natyra e saj, shume komplekse. Por sot eshte dita qe te kujtojme qe grate kane nevoje qe ne kete dite, - dhe jo vetem ne kete dite, - por dite pas dite, gjate gjithe vitit, te kene me shume bashkepunim midis tyre, te kene me shume solidaritet. Sot eshte dita te kujtojme edhe episode te hidhura. Sot eshte dita te kujtojme se si nje grua qe drejtonte nje projekt per 'Rrugen e Paqes' u vra barbarisht nga bashkeshorti i saj. Sot eshte dita te kujtojme dramen e nje nene, e cila brenda pak oresh te nje nate tragjike, humbi kater femijet e saj. Sot eshte dita te kujtojme se si nje juriste e nderuar u masakrua barbarisht nga thikat e nje barbari. Sot eshte dita te kujtojme dramen e mjaft grave dhe vajzave, te cilat per fat te keq ndonjehere mbushin faqet e gazetes vetem si nje scoop gazetaresk brenda nje dite dhe harrojme qe ta trajtojme me shume preokupacion mbi bazen e nje solidariteti te plote per te gjetur shkaqet dhe per te bere profilaksine qe keto drama te mos ndodhin me, ose minimalisht keto drama ne t'i shikojme sa me rralle te jete e mundur. Keshtu qe problemi i dhunes ndaj grave eshte nje problem madhor qe duhet te trajtohet nga shoqeria jo thjesht si nje fenomen, por duhet te trajtohet nga politika dhe institucionet, si nje detyrim per te ndertuar dhe aplikuar ligje te forta. Dhuna, ju e dini shume mire, sepse jeni marre drejtperdrejt, nuk eshte thjesht fizike, dhuna eshte edhe psikologjike. Pra, dhuna, sikurse cdo fenomen tjeter, eshte mjaft kompleks. Dhuna ndonjehere fillon ne familje. Ky eshte nje episod shume i shemtuar. Pastaj transmetohet ne shoqeri dhe anasjelltas. Keshtu qe te gjithe se bashku kemi nevoje qe ne kete ditem, jo vetem te memorizojme nje date historike, por duhet qe kete dite ta shnderrojme ne nje motivim te thelle per te gjithe, ne radhe te pare per grate, qe duhet ta shohin veten me pjesemarrese ne shoqeri. Ka gra qe jane shume me aktive. Duhen pergezuar! Ka gra, te cilat jane me te intimiduara. Duhen inkurajuar! Grate e zonave urbane natyrisht jane me te mundshme per te realizuar misionin e tyre, por asnjehere nuk duhen harruar grate e zonave rurale, qe pertej asaj mungese vemendjeje, jane te detyruara qe te perballojne pune te jashtezakonshme fizike, per shkak te nje realiteti qe ato kane ne familjet e tyre. Ato kane nevoje te jene pjese e programeve, e projekteve. Pra, me shume mund, me shume pune duhen nga institucionet, por edhe nga vete grate, ne menyre qe realitetin ne ta vrojtojme dhe ta sherojme ne cdo qelize te territorit. Une ju kam inkurajuar vazhdimisht, ne cilesine e Presidentit te Republikes, per te gjitha projektet e pjesemarrjes se gruas ne vendimmarrje. Ky eshte nje projekt shume i rendesishem, i cili nuk mund te kaloje vetem me fjale. Edhe ne kete sens eshte bere nje progres, fale nje emancipimi te politikes, vite me pare u fut edhe koncepti i 30 perqindeshit. Personalisht nuk kam qene ndonjehere dakord. Natyra e ka sjelle ne menyre te tille qe probabiliteti i lindjes se femrave dhe meshkujve gjithmone shkon ne 50 e 50. Natyra asnjehere nuk ka gabuar. Per besimtaret do te thoja se 'Zoti asnjehere nuk ka gabuar'. Pra, ashtu sic vijme dhe projektohemi ne menyre shume natyrale ne kete bote te perbashket, ashtu dhe interesat jane te tilla. Sikurse nuk ndertohet edhe biologjikisht nje familje vetem me nje individ, mashkull apo femer, ashtu edhe shoqeria, ashtu edhe pjesemarrja ne institucione, nuk mund te ndertohet vetem me nje krah. Kane qene tendenca te qarta maskiliste qe e kane bere politiken qe, edhe ne pluralizmin e saj, te shkoje vetem ne nje krah, por gradualisht, emancipimi i shoqerise, nevojat per t'iu pershtatur standardeve demokratike evropiane kane bere qe edhe politikanet te bejne ndonje hap para apo mbrapa, te konformohen me nje 30 perqindesh, i cili natyrisht eshte shume pak, dhe sidomos ne rast se interpretojme dhe/ose sikurse e ka ligji, eshte shume pak. Keshtu qe une do te thoja qe pjesemarrja e grave ne nje shoqeri te emancipuar, ne nje shoqeri ku nuk mungojne vlerat intelektuale, ne nje shoqeri ku ne sistemin e edukimit ka shume gra, kemi gra ne administrate, kemi gra ne organizata joqeveritare, kemi gra ne biznes, kemi gra ne gazetari. Pra, natyrisht ju e dini fare mire qe grate kane rolin e tyre shume te rendesishem. Do te thoja personalisht qe, ne thonjeza jam i lire te them, qe e kam realizuar kete premtim qe kam dhene, qe ne cilesite dhe ne mundesite qe ka Institucioni i Presidentit, edhe ne institucione shume te rendesishme, ku paragjykimet asnjehere nuk do lejonin qe te mendohej e jo me te realizohej, ne krye te disa institucioneve shume te rendesishme, jane gra. Do te permendja zonjen Kryeprokurore, do te permendja Kryetaren e Gjykates se Larte, ne te gjitha dekretet per nominimet per anetare te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese verifikoheni - jane 50% meshkuj, 50% gra, femra, qe do te thote qe eshte nje respekt ne ate drejtim qe une sapo u shpreha. Une besoj qe projekti juaj, i cili patjeter ka nje dimension te gjere dhe te thelle, qofte ne komunikimin horizontal, por edhe ne komunikimin vertikal, do te beje qe ne te gjitha rrethet e Shqiperise, sidomos tani qe jemi ne prag te nje fushate elektorale per zgjedhjet e pushtetit vendor, te dekretuar me date 8 maj, angazhimi juaj eshte shume i rendesishem, jo thjesht per te qene pjese e drejtimit te komunave apo bashkive, - qe eshte nje element shume i rendesishem dhe une deshiroj ta promovoj, - por eshte nje detyrim dhe nje e drejte e partive politike, por edhe e keshillave komunale dhe bashkiake, aty ku hartohen politikat per qytetet dhe per fshatrat. Duhet patjeter qe te kete ze te grave, ze te femrave. Nje element qe do te doja ta theksoja eshte roli i jashtezakonshem moderator, ekuilibrues, i gruas ne shoqeri. Ju e keni pare, e keni ndjekur qe retorika politike, sidomos e muajve te fundit, ka qene dhe vazhdon per fat te keq te jete e ashper, pjese e nje konfliktualiteti, i cili e shoqeron shoqerine shqiptare dhe akutizohet here pas here. Pjesemarrja e grave ne politike, ne vendimmarrje, eshte shume e deshiruar, sepse te gjithe shpresojme qe struktura shpirterore e gruas, formimi i saj, ka bere qe ne shume momente, grate ta ekuilibrojne situaten. Kete do te deshironim ne, edhe ne vendimmarrje, edhe ne politike, qe grate te shpalosin dimensionin e tyre human, t'i ekuilibrojne gjerat, te jene me te buta. Patjeter, kjo butesi do te kontribuonte shume qe konfliktualiteti qe zakonisht vjen ne fjalorin verbal te meshkujve te politikes, te vije dhe te ulet. Te gjithe kemi nevoje qe klima politike ne Shqiperi te jete me bashkepunuese. Cdo dite themi 'te kete me shume dialog'. Duke pasur dialog, duke pasur paqe, duke pasur nje respekt per institucionet, ku institucioni me i rendesishem i nje vendi demokratik eshte institucioni i zgjedhjes, i zgjedhjeve, te zgjedhim, t'i leme qytetaret te zgjedhin, te promovojme pjesemarrjen e qytetareve ne zgjedhje, te vijne sa me shume, sidomos per zgjedhjet e pushtetit vendor, qe nga specifika e tyre jane zgjedhje te karakterit administrativ per te administruar jeten e qytetarit ne te gjithe qelizen e territorit administrativ te Shqiperise. Cdo qytetar eshte shume i rendesishem, si ne Tirane, si ne fshatin me te larget te Shqiperise. Pra te gjithe se bashku, ju te nderuara zonja, te kontribuojme ne te gjitha drejtimet, me pjesemarrese me opinionet tuaja, me diskutimet tuaja, per ta cilvilizuar edhe ambientin, per te shkuar ne vendimmarrje ne menyre shume realiste dhe per te plotesuar pikerisht ate qe eshte vendosur ne Aktin Final te Helsinkit, tek barazia gjinore, e cila duhet te shkoje ne te gjitha nivelet e perfaqesimit dhe sidomos ne vendimmarrjen ne qeverisje.