Grate socialiste, ne proteste me 8 Mars: Berisha, largohu Qamil Xhani

Partia Socialiste ka zgjedhur qe Diten Nderkombetare te Gruas, te protestoje kunder qeverise dhe situates ekonomike ne vend. Deputetet e PS-se, drejtuese te forumeve partiake te selise roze, si dhe qindra gra e vajza kane marre pjese dje ne protesten e organizuar para Kryeministrise, ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Per rreth 1 ore deputetet te PS-se dhe gra opozitare kane mbajtur fjalime, ku kane kerkuar me shume te drejta dhe me shume mireqenie. Ne proteste kane folur perfaqesuese te kategorive te caktuara, si studente, mesuese dhe te aferm te personave qe jane ne proces hetimi nga drejtesia, per demonstraten e 21 janarit. Deputetja e PS-se, Valentina Leskaj tha ne fjalen e saj se sot grate jetojne ne kushtet e veshtira ekonomike dhe nen drejtimin e nje qeverive nuk merr parasysh nevojat me elementare te qytetareve. "Grate ashtu si e gjithe Shqiperia jane ne ditet me te veshtira. Sot edhe femija ne barkun e nenes e di se Shqiperia nuk qeveriset me, ne fakt sundohet. Sali Berisha flet per demokraci, per rritje ekonomike rekord e mireqenie qe ia kalon edhe vendeve te BE. Po kush me shume se grate e di se kjo eshte nje genjeshter",-tha ajo. Leksaj ka sjelle ne vemendje dhe situaten politike, duke theksuar se mungojne standardet demokratike ne vend. Sipas saj zgjedhjet nuk kane qene te ndershme dhe qytetaret u vrane ne protesten e dates 21 janar. Duke folur per emancipimin dhe lirine e grave, Leskaj tha se ato "nuk mund te jene te lira ne varferine e tyre. Nuk mund te jene te lira nen dhunen verbale te ushtruar cdo dite nga kreu i qeverise per gra, nena e motra". Deputetja e PS shtoi se ne situaten aktuale "opozita mbetet sot e vetmja alternative e shprese qe ka pergjegjesine historike te kujdeset per ardhmerine e ketij vendi dhe ne se bashku do t'ia dalim". Nderkohe, deputetja Xhacka u ndal ne fjalen e saj ne ate qe e cilesoi si dhune verbale nga ana e kryeministrit ndaj grave. "Une jam nje shoqe bulevardi. Ju te gjitha jeni shoqe bulevardi. Kjo eshte gjuha e dhunes e Sali Berishes kunder te gjithe atyre qe sot protestojne ne emer te lirive dhe te drejtave te mohuara. Sot eshte dite proteste, sot nuk eshte dite feste. Sot te gjitha bashke, me te bashkuara se asnjehere protestojme per lirite dhe te drejtat e mohuara", tha ajo. Anetarja e Kryesise se PS-se, Lindita Nikolli u shpreh se edhe pas 100 vitesh mesazhet per te drejtat e grave jane aktuale edhe ne Shqiperi. "Ne e ndiejme, e shikojme trishtimin ne syte e femijeve tane, te cileve i premtuam nje te ardhme me te mire, por fatkeqesisht cdo dite e ardhmja e premtuar duket e larget. Ne e ndjejme trishtimin dhe makthin e nenave, grave si ne, qe shohin me tmerr tek dielli lind dhe ne kuzhinen e tyre nuk ka asnje therrime buke per femijet qe do te zgjohen pas pak. Ne ndjejme dhimbjen e nenave te te vrareve, ne ndjejme kujen e motrave te Aleksit, ne ndjejme lotet e Anes, vajzes se Ziverit", tha dje Nikolla. Ndersa deputetja, Kodheli u shpreh se shpresa e vetme per te ndryshuar situaten eshte Partia Socialiste. Ne proteste folen mjaft qytetare, si dhe deputete te selise roze.
Grate socialiste, ne proteste me pagese cash
Ne protesten e djeshme te Partise Socialiste u evidentua dhe nje here fakti qe zhvillimi i shpeshte i tyre e ka lodhur elektoratin e selise roze. Aq e vertete eshte kjo, sa per te mbledhur qindra njerez ne sheshin para Kryeministrise, perfaqesuesit e Partise Socialiste jane detyruar t'i paguajne pjesemarreset ne protesten e djeshme. Ne foto jane tre gra pjesemarrese ne protesten e djeshme ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", qe shkembejne para midis tyre. Duket qarte qe njera prej tyre nxjerra nga canta nje sasi te konsiderueshme lekesh dhe i ndan ne menyre te barabarte me dy protestueset e tjera. Veprimet dhe reagimet e tre protagonisteve lene te kuptohet se behet fjale per nje pagese ndaj nje sherbimi. Tre zonjat vazhdojne te bisedojne te dhe numerojne parate pa u shqetesuar nderkohe qe deputetet e PS-se dilnin ne podium dhe flisnin per krizen ekonomike.