Nga rrushi del trëndafili
Ylli Dylgjeri
Pozita që kam pasur dje si në administratën shtetërore dhe atë të partiake më detyron sot më shumë të shkruaj kur dua të lexoj…, të flas kur dua të shkruaj dhe të qesh kur do të dëshiroja të qaja. Edhe pse kisha vendosur që këto ditë që na kanë mbetur deri në 29 qershor të mos shkruaja më për të majtën shqiptare, shfaqet në rrugë, më befasuan, dhe nuk më lenë të mos shkruaj për atë që më panë sytë në një poster elektoral të kryetarit të Partisë Socialiste. Posteri që m’u shfaq në sy, pranë hotel “Grandit” në Tiranë, më kujtoi edhe një herë se gojëdhëna e hershme: nga gjembi del trëndafili së fundi ka ndryshuar nga klima e socialisteve në këtë vend ballkanik. Tashmë në mes të gallatës politike të zgjedhjeve parlamentare, në pik të fushatës e në zheg të vapës, politika e re na ofroi një pamje që mund të thuhet shqip: nga rrushi del trëndafili?!
Kush është rrushi
dhe kush është trëndafili?
Po e shpjegoj thjesht më poshtë, në këtë trajtim blic.
Jo, nuk bëhet fjalë për një ndryshim të kromozomeve të bimës së hardhisë pas eksperimenteve të biologëve europianë. Nuk bëhet fjalë për një risi apo mutacion që shfaqet së fundi rastësisht në jetën biologjike të bimës së rrushit, si pasojë e kryqëzimeve padashje veri-jug. Bëhet fjalë për publicistikë, për transmetim mesazhi politik, në një poster të reklamuar me dëshirë, në mes të rrugëve të bllokut, në mes të Tiranës apo ku di unë tjetër, nga kryepropagandisti ynë rozë, i fushatës politike ndryshe, i ekipit ndryshe, i individit ndryshe, që quhet Edvin Rama. Ç’të keqe ka? Çfarë nuk shkon në këtë poster, apo pyetje të tjera si këto le t’i sqaroj më poshtë. Sigurisht nuk jam dhe nuk do të bëhem një kontestator i rëndom i shijeve apo formateve publicistike, aq më tepër kur ato dizajnohen edhe nga një piktor, qoftë edhe i rëndomtë, apo miratohen nga kompani amerikane fushatash elektorale. Por, ky poster i çuditshëm, i këtij njeriu të çuditshëm, me gjymtyrë të çuditshme, është shfaqur turpshëm trotuareve ku shëtisin të rinj dhe familjarë në çdo orë të ditës dhe natës. Sigurisht, që s’është më një poster porno si ai i fushatës së mëparshme, që ishte i mbuluar edhe me gjethe fiku, edhe në plazh nordiku? Por, gjithsesi, transmeton edhe ky poster elementë të tillë, të pamjeve të pacipa që çlirohen prej çrregullimeve nervore, dhe që gjithsesi, të çojnë edhe në çmitizimin e seksit. Posteri këtë herë na shfaq një figurë të lumtur të Edi Rames, me dy duar të kryqëzuara që rrinë lidhur në trupin e tij të gjatë, dhe… një dorë e tretë që… puuuu, puuuu, çfarë ideje gjeniale, bravo: dora e tretë del nga intimitetet e zinxhirëve të pantallonave të vetë Edvinit.
Si padashje, me këtë dorë gjysmë cung, që po çudit çdo kalimtarë të rastit në rrugë, mbahet një trëndafil i kuq, ndryshe nga ç’mbaheshin trëndafilat socialistë të Kaçit, apo ato të së majtës europiane. Këtë herë, trëndafili s’mbahet nga dega, por nga petalet. Atë sot e mban e majta erotike socialiste. Bravo! Ndryshim! Ndryshim, Ndryshim! Pra, thënë thjesht, nga rrushi del trëndafili. Rroftë demokracia seksuale! Çohu, çohu, çohu! Jemi neeeeeeeeeee.
Shokë socialistë!
Ju përsëris mos e harroni që: Pushteti lind nga gryka e pushkës, paçka se këtë herë “politika e re” e ka ndryshuar edhe këtë parullë me sloganin kontenporan: Pushteti lind nga gryka e pushtit!