E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana përshëndeti marrëveshjen në BeH

Bruksel -Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, përshëndeti marrëveshjen midis liderëve partiakë për reformat kushtetuese në Bosnje Hercegovina(BeH).

"Marrëveshja e arritur të shtunën për çështjet kyçe për ardhmërinë evropiane të BeH-së është hap në drejtimin e vërtetë. Presim që kjo marrëveshje politike të shndërrohet në vepra konkrete", deklaroi Solana për mediat lokale.

Përfaqësuesi evropian, para seancës së Këshillit të ministrave të BE-së, theksoi se është "hartuar raport me mendime lidhur me angazhimin e përforcuar të BE-së në BeH"."Në BeH ekziston një konsensus i fuqishëm rreth qasjes në BE dhe për këtë arsye jemi duke i shqyrtuar mënyrat në të cilat BE-ja mund t`i ndihmojë BeH-së që të ecë përpara", deklaroi Solana. Megjithatë, ai shtoi se tani për tani, nuk janë marrë vendime për largimin e forcave ndërkombëtare ushtarake nga BeH-ja (EUFOR), siç paralajmërohej më parë. Makfaks

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›