Një koampromis i pranueshëm
Skënder Minxhozi
Më në fund duket se edhe Greqia do ta ratifikojë, pas rreth dy vjet e gjysmë nga nënshkrimi i saj, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Kjo pritet të ndodhë pasi të njëjtin dokument e kanë ratifikuar shumë prej vendeve balltike, skandinave apo vendeve të reja anëtare të BE-së. Kjo vonesë, sot nuk është më sekret të thuhet, ka ardhur pasi pala greke e ka kushtëzuar votimin nga parlamenti grek të këtij dokumenti jetik për afrimin tonë me BE-në, me nënshkrimin nga qeveria shqiptare të një marrëveshje me Athinën, lidhur me ndërtimin e katër memorialeve (varrezave) greke, të ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke, në vitet '40.
Ashtu siç u njoftua dje nga ministrja e Jashtme greke, Bakojanis, memorialet, sipas kompromisit të arritur orët e fundit, nuk do të jenë më katër, por vetëm dy. Kanë rënë nga projekti memorialet e Korçës dhe Ersekës, duke mbetur në fuqi vetëm ato të Këlcyrës dhe Bularatit. Formula e mesme që është gjetur, i kanë dhënë fund një krize të heshtur diplomatike, e cila zgjaste prej muajsh, qëkurse në prill të këtij viti, zv.ministri i Jashtëm grek ua bëri të qartë autoriteteve tona në Tiranë, se nëse marrëveshja, në formën e saj fillestare nuk do të nënshkruhej, parlamenti grek do ta mbante pezull ratifikimin e MSA-së tonë me BE-në.
Kompromisi më i fundit është një produkt që duket u ka pëlqyer të gjitha palëve. Edhe qeverisë shqiptare, e cila ndodhej e frikësuar nën trysninë e shtrirjes së pakontrolluar të varrezave greke, edhe palës greke, e cila mesa duket e kuptoi që nuk mund të merrte më shumë se dy të tilla nga Tirana zyrtare. Problemi i varrezave greke në vendin tonë është konsideruar si një çështje që lidhet me pasurinë shpirtërore dhe kujtimin e gjallë të luftës italo-greke, në ambientin e sotëm grek. Një përjetim krejt të kundërt ka pasur kjo nismë te shqiptarët, të cilët kanë hezituar ta hapin krejt portën për një propozim të tillë, duke parë tek kjo iniciativë një ndërmarrje të fshehur me sfond nacionalist, që kërkonte të legjitimonte me anë të memorialeve të luftës, piketat imagjinare të atij që konsiderohet rëndom si baseni gjeografik natyror i Vorio-Epirit.
Është gjetur kështu një zgjidhje që duket e pranueshme për palën shqiptare dhe që eviton shtrirjen pa kriter të memorialeve greke në gjithë Juglindjen e Shqipërisë. Në kushte të tjera kjo do të mund të quhej pa mëdyshje një fitore diplomatike e vendit tonë, nëse e gjitha kjo ngjarje nuk do të shtrihej në një rrafsh dukshëm të kompleksuar marrëdhëniesh që Tirana zyrtare mban me Athinën prej disa vitesh. Ky inferioritet endemik i diplomacisë tonë, që ka ngritur krye sa në çështjen e shkollave private greke, sa në problemin e dyshtetësisë masive për emigrantët tanë apo në pozicionin negativ të Greqisë ndaj Kosovës, konfirmohet edhe nga precedenti i fundit i varrezave. Kjo, pasi u duk qartë se për muaj me radhë, pala greke luajti me ne kartën e pengut, duke bllokuar ratifikimin e MSA-së tonë nga parlamenti grek. Një precedent i tillë, i ndërmarrë nga një qeveri e cila në shumë e shumë raste ka deklaruar zyrtarisht se do të luajë një rol të fuqishëm lobingu dhe avokatie për procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, përbën një shpatë të vërtetë Damokleu, e cila mund të qëndrojë mbi kokën e shqiptarëve edhe në të ardhmen, kur interesa të vogla rajonale greke të përplasen me të tjera hapa integruese që duhet të ndërmarrë vendi ynë drejt anëtarësimit në BE e NATO. Kësisoj, është rrudhur numri i varrezave, por nuk ka ndryshuar në thelb politika zyrtare greke ndaj Shqipërisë dhe qëndrimi i përulur i kësaj të fundit. Si të thuash, është fituar një betejë, por jo e gjithë lufta. Diplomatike natyrisht, pasi luftërat e nxehta në këtë pjesë të Ballkanit kanë kohë që kanë mbaruar.