Nga të dyja kampet “Luftë” shkresash në FIFA
• Menjëherë pasi janë vënë në dijeni të lëvizjes më të fundit nga disa anëtarë të FSHF-së, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollitkanë njoftuar nëpërmjet një letre UEFA-n, duke thënë se disa nga krerët e klubeve janë rebeluar kundër FSHF-së. Drejtuesit e FSHF-së mësohen t’iu kenë komunikuar zyrtarëve të UEFA-s dhe të FIFA-s se kjo mund të jetë një manovër e MTKRS-së, për të nxitur revoltë në klubet shqiptare. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i pesë presidentëve që kërkojnë largimin e Dukës, pasi kanë mësuar për letrën që Federata i ka nisur FIFA-s dhe UEFA-s. Ata kanë përgatitur një letër, të cilën e kanë përkthyer në anglisht dhe më pas ua kanë nisur dy institucioneve ndërkombëtare të futbollit. Krerët e klubeve që janë kundër Dukës kanë sqaruar në letër arsyet e qëndrimit të tyre, duke fajësuar plotësisht Federatën për situatën e krijuar. Pritet që nesër të ketë një reagim zyrtar edhe nga FIFA e UEFA në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe njëkohësisht me letrat që kanë mbërritur dje në zyrat e këtyre institucioneve.