Ngacmimet seksuale, ndryshon kontrolli për hyrjen në burg
Në një raport voluminoz dhe të detajuar burgu i Peqinit i është kundërpërgjigjur kritikave të Avokatit të Popullit për kontrollin fizik të personave, që hyjnë në institucionin e vuajtjes së dënimit.
TRAZHGIM SOKOLAJ
Ky kontroll është interpretuar në rastin e femrave, si “ngacmime seksuale” dhe në rastin e meshkujve, si denigruese. Në mesin e muajit gusht 2008, Avokati i Popullit bëri një inspektim në burgun e Peqinit dhe më pas hartoi një rekomandim për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, burgun e Peqinit dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar marrjen e masave që kontrolli fizik i personave që hyjnë në burg, të jetë më i kujdesshëm. Avokati i Popullit, referuar ankesave të shumta, kërkoi që punonjësit e burgut të kenë kujdes me prekjet gjatë kontrollit të femrave që hyjnë në burg në mënyrë që të mos i lënë vend interpretimeve për ngacmime seksuale. Kritikat e Avokatit të Popullit i referoheshin rasteve kur femrat që hynin në burg ishin kontrolluar nga punonjës policie meshkuj, të cilët ishin bërë shqetësim gjatë prekjes në vendet intime me pretekstin e kontrolleve të imtësishme. Avokati i Popullit ofroi raste dhe precedente konkrete në kritikat e tij, mirëpo së fundi drejtuesit e burgut të Peqinit kanë hartuar një raport ku hedhin poshtë akuzat që u janë bërë. Përmes raportit të dërguar në adresë të ministrit të Drejtësisë, drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit, drejtori i burgut të Peqinit është shprehur se tani, kontrolli i femrave që hyjnë në burg, bëhet nga punonjëse femra të policisë, ndërsa meshkujt që hyjnë për të takuar të afërmit e tyre të dënuar, kontrollohen nga efektivat e policisë. Në të dy rastet, sipas drejtuesve të burgut të Peqinit, kontrolli bëhet në ambiente të veçanta dhe të monitoruara non stop me kamera të brendshme vëzhgimi, në mënyrë që në çdo rast ankese apo kontestimi, autoritetet të shikojnë çfarë ka ndodhur realisht. Për shkak të numrit të madh të personave të dënuar që mbahen në burgun e Peqinit, edhe kërkesat e qytetarëve për të hyrë aty dhe për të takuar familjarët dhe të afërmit e tyre që vuajnë dënimin kanë qenë të konsiderueshme. Drejtuesit e burgut të Peqinit shprehen të vendosur të mos neglizhojnë zbatimin e kontrollit të rreptë fizik të personave që hyjnë në institucion, për shkak të dyshimeve se vizitorët mund t’u çojnë sende të palejuara personave që vuajnë dënimin. “Sa i përket kontrollit fizik bëhet si për familjarët, vizitorët dhe punonjësit e institucionit fizik, civil, ushtarak, janë vendosur pajisje porta metal-detektor, detektor dore dhe pasi në këto pajisje jepet sinjal ose dyshohet, bëhet kontroll i imtësishëm, sipas gjinisë në dhoma të veçanta ku plotësohen kushtet e ruajtjes së dinjitetit, si dhe në çdo rast me mirëkuptimin e familjarëve, e në asnjë rast nga ata nuk është bërë kontestim, ose të ngrihet pretendimi i kontrollit denigrues”, thonë drejtuesit e burgut në raport.
Sende të paligjshme në burg
Për 6-mujorin e parë të 2008, 13 raste
Në një rast shuma monetare
Në 3 raste, telefona celularë
Në një rast, 9 karta celulare
Në 5 raste, futje të mjeteve të forta
Zbulimi i sendeve
Në brendësi të një kokrre qepe të thatë
Në shollin e këpucës
Midis dy tenxhereve të prera në fundin e tyre
Futja e 6 celularëve në kabinën e akullit të frigoriferit