Beqja: 48 mijë invalidë janë pa pagesë
Ilir Beqja shprehu dje shqetësimin se 48 mijë invalidë nuk paguhen nga qeveria. "Janë 48 mijë invalidë pune të cilëve nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit. Përveç bllokimit të pagesës së shtesave, qeveria në mënyrë të paligjshme nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave, duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi që invalidët ta përballojnë vetë", sqaroi Beqja. Sipas tij, po në mënyrë të paligjshme qeveria nuk ka zbatuar për disa vite rresht detyrimin që pagesa e aftësisë së kufizuar të jetë jo më e vogël se pensioni minimal në qytet. "Invalidët kanë javë që protestojnë në të gjithë Shqipërinë, por qeveria e Sali Berishës është për kërkesën e shumicës së shqiptarëve për të hapur kutitë e votimit", tha ai.