“Kjo është ndërhyrje e pazakontë e klerit në çështjet e shtetit”
18/08/2010 At Nikolla Marku reagon ndaj Janullatosit
Drejtuesi i kishës Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku, e cilëson deklaratën e kryepeshkopit Janullatos për incidentin e Himarës ku mbeti i vdekur një i ri, si ndërhyrje të pazakontë të klerit në çështjet e shtetit madje dhe një manipulim ogurzi me karakter etnik.
Sipas tij, kjo çështje nuk duhet të marrë ngjyrime fetare, pasi i takon drejtësisë ta zbardhë atë. At Nikolla kritikon edhe qëndrimin e kreut te organizatës “Omonia” Vasil Bollano dhe kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule që, sipas tij, duke i dhënë motivit të ngjarjes karakter etnik po nxisin urrejtjen mes minoritarëve grekë dhe shqiptarëve. “Mendoj se z. Janullatos dhe krerët e tjerë që drejtojnë në jug të Shqipërisë, si qytetin e Himarës dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, paskan pritur një rast të volitshëm për të shprehur atë dumin e madh që kanë prej antishqiptari”, - tha At Nikolla Marku. Duke përmendur të gjitha rastet e tjera ku si protagonistë viktima kanë qenë emigrantët shqiptarë, ai tha se Janullatosi për këto raste ka heshtur. “Heshti për vrasjet dhe dhunimet e emigranteve shqiptarë në kufi, heshti për vrasjen e djemve shqiptarë që brohoritën fitoren e skuadrës së tyre me flamurin kuqezi, heshti për manifestimet histerike të ushtarakëve grekë rrugëve të Athinës”, - vijoi At Nikolla Marku. Menjëherë pas ngjarjes, kryepeshkopi reagoi me një deklaratë ku mes të tjerash tha se “veprime të tilla dhune përbëjnë kërcënim për cenimin e klimës së bashkekzistencës paqësore”.