E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada e Ushtrisë, bllokohet sheshi “Skënderbej”



Tiranë – Sot, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të zhvillojë një ceremoni me rastin e përfundimit me sukses të misionit të trupave shqiptare në operacionin paqeruajtës “Liria e Irakut”. Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtij aktiviteti. Duke filluar nga ora 10:00 deri më orën 13:00 të kësaj dite, do të merren masat për lehtësimin e lëvizjes dhe parkimit të trupave ushtarake, përgjatë sheshit “Skënderbej” dhe bulevardit “Zhan Dark”. Sa më sipër, lutemi qytetarëve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, për bllokimin e sheshit “Skënderbej” dhe kufizimet e qarkullimit në aksin e sipërpërmendur.

27 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›