E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedh makinen ne Serbi, kapet ne Kukes kosovari

KUKES- Nje 27-vjecar nga Kosova, u ndalua dje nga policia, pasi kishte vjedhur nje makine ne Serbi. Burime zyrtare nga policia e Kukesit thane dje se duke u zbardhur dita e djeshme, me urdher te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor, eshte bere ndalimi i Burim Arifit, banues ne qytetin e Prishtines, nen akuzen e "trafikimit te mjeteve motorike". "Ndalimi i tij u be pasi ne oren 14:00 te se premtes, ai eshte paraqitur ne piken e kalimit kufitar te Qafe-Morines, me automjetin tip "Audi A419-TDI", veture me ngjyre blu me targa BA-AA880, qe pas verifikimit te dokumentacionit, rezultoi se ishte e vjedhur ne Serbi", njoftoi policia vendore. Vjedhja mesohet se ishte kryer me 29 gusht te vitit te kaluar. Pasi u kryen veprimet e para procedurale, u be dh sekuestrimi i mjetit ne cilesine e proves materiale, ndersa i dyshuari eshte izoluar ne dhomat e paraburgimit te Policise se Kukesit. Ne harkun e nje muaji, ky eshte rasti i dyte qe policia e ketij rrethi godet rrjetin e trafikut te makinave te vjedhura ne Serbi, te cilat vijne ne vendin tone nepermjet Kosoves. Nje jave me pare, ne Hanin e Hotit, u ndalua nje shtetas italian po per kete akuze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›