Ngatërron fostoksinën me aspirinë, i dehuri i pi dhe vetëhelmohet
15/06/2005 Mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë
FIER - Një tjetër viktimë nga vetëhelmimi me fostoksinë është shënuar në rrethin e Fierit. Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22.00, ka shkuar në spitalin civil të Fierit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore shtetasi Ymer Gashi, 53 vjeç, banues në fshatin Pojan të Fierit, baba i katër fëmijëve. Me gjithë përpjekjet dhe mjekimin intensiv, i vetëhelmuari nuk mundi t’i shpëtonte dot vdekjes, për shkak të dozës së tij të madhe. Ai ka vdekur rreth orës 05.00 të mëngjesit të ditës së djeshme në spitalin civil të Fierit.
Me marrjen e njoftimit nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e të vëllait të viktimës, Rexhep Gashi, rezulton se i vëllai kishte pirë dy kokrra fostoksinë, të cilat i kishte blerë për miellin e shtëpisë që të mos e preknin minjtë.
Sipas familjarëve, mendohet se në dehje e sipër viktima i ka ngatërruar kokrrat e fostoksinës me aspirinën.
Megjithë deklarimet e të afërmve, policia nuk jep asnjë version zyrtar të shkaqeve që çuan në vetëhelmim 53-vjeçarin, por burimet zyrtare pohojnë se po punohet ende për gjetjen e shkaqeve që çuan në vetëflijim e babait të 4 fëmijëve.
Materialet iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Irena Mërtiri